Cristiano Ronaldo vijon të shënojë rregullisht për Juventus në kampionat dhe në kupë, por sonte Juventus është mposhtur 2-1 në Verona përballë skuadrës vendase.
Një ndeshje me ritëm të lartë, me miqtë që kanë pasur më shumë raste, por pjesa e parë ka përfunduar në barazim pa gola. E dyta është akoma më e ndezur.
Duhej të vinte minuta e 65-të për të parë golin e parë. Cristiano Ronaldo shënon golin e parë, duke i ikur tek për tek Armir Rrahamnit. U duk se Juventus e zgjidhi ndeshjen, por Verona zgjohet.
Vendasit barazojnë në 76’ me Borinin. Ndërsa Pazini në 85’ kalon në avantazh me penallti. Në minutat e mbetura Juventus nuk shmang dot humbjen. Paraqitje shumë e mirë e Marash Kumbullës në mbrojtjen verdheblu. Inter dhe Lazio kanë mundësi të afrohen.