MENU
klinika

Ja lidhja me prokurorin Arjan Ndoji

OFL i bllokon automjetin e blinduar ‘Rrumit’ të Sukthit

08.02.2020 - 13:11

Bllokohet automjeti i Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe si ‘Rrumi’. Mjeti i blinduar i ‘të fortit’ të Sukthit, i cili u plagos pak muaj më parë në një atentat të mirëorganizuar ndaj prokurorit Arjan Ndoji, është bllokuar në sajë të Operacionit Forca e Ligjit.

Haxhiaj raporton se policia ka bllokuar 10 mjete të binduara, pasi ato nuk dispononin leje të posaçme. Në kuadër të këtij operacioni u bllokuan dhe mjetet e 3 eksponentëve të krimit; Dashamir Gjoka, Saimir Taullau si dhe Durim Bamit.

Siç është raportuar dhe më herët, ‘Rrumi’ është një emër i përfolur në drejtësinë shqiptare, pasi është përfshirë në disa ngjarje, siç ishte dhe rrahja e biznesmenit libanez Faadi Mitri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN