MENU
klinika

Ndërhyrja e ndërkombëtarëve

Përplasjet në KOKSH, paqe deri në Olimpiadë

09.02.2020 - 16:28

Asambleja e Jashtëzakonshme e KOKSH ka qetësuar për momentin përplasjet që kishin lindur kohët e fundit mes presidentit Viron Bezhani dhe sekretarit Stavri Bello.

Pas ndërhyrjes së ndërkombëtarëve u gjet kompromisi ku u miratua rezoluta e propozuar prej tyre, me disa modifikime të kërkuara nga federata.

Me 45 vota pro dhe 3 kundër, u vendos që të vijohet me këtë bord drejtues deri në përfundimin e Lojërave Olimpike. Më pas do të rishikohet statuti dhe brenda 31 dhjetorit 2020 do të mbahet Asambleja Zgjedhore.

Tashmë do të zhbllokohen të gjitha llogaritë bankare dhe do nisin përgatitjet për Lojërat Olimpike, sipas udhëzimeve të përfaqësuesve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Gjithashtu është rënë dakord për evitimin e deklaratave publike, deri atëherë, që situata të mos përshkallëzojë. Një pjesë e mirë e këtyre propozimeve ishin bërë nga përfaqësuesi i ndërkombëtarëve i pranishëm në Asamble, i cili që natën e kaluar kishte ulur në një tryeze dy palët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidenti dhe sekretari në “luftë”

KOKSH në kaos total, thirrje për dy asamble