MENU
klinika

Zbulojeni

Përse i “urrejmë” kaq shumë karbohidratet?

10.02.2020 - 17:33

Karbohidratet janë burimi kryesor i energjisë për trupin dhe për muskujt gjatë stërvitjes intensive. Kjo është arsyeja pse ne “furnizohemi” me karbohidrate, pasi kemi shpenzuar energji të mëdha në stërvitje.

Karbohidratet përmbajnë fibra, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e mirë të zorrëve dhe tretjen. Ato janë gjithashtu thelbësore për funksionimin e trurit.

Ekzistojnë 2 forma të karbohidrateve: të thjeshta dhe komplekse.  Burimet e karbohidrateve komplekse, si tërshëra, orizi apo quinoa na shfaqen pothuajse shumë shpesh në të gjitha format e recetave.

Image result for carbs food examples

Karbohidratet e thjeshta janë sheqerna si mjalti dhe natyrisht frutat e pasura me lëndë ushqyese.  Trupi mund t’i përdorë ato për rritje të shpejtë të energjisë.

Jo të gjitha karbohidratet janë njësoj. Ushqimet e përpunuara të larta në sheqer dhe të rafinuara janë padyshim jo të shëndetshme dhe duhet t’i shmangni.  Ndërsa ushqimet e plota, të pasura me fibra janë të shëndetshme!

Image result for carbs