MENU
klinika

Përgjigjet mjekja e përgjithshme

Po bëj ca kohë që kam cistit. Si ta kuroj?

15.02.2020 - 11:22

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje, po bëj ca kohë që kam cistit. Si kurohet?

Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Infeksioni i sistemit urinar fillon në rrugët tona urinare, të cilat përbëhen nga veshkat, ureteret (kanalet e urinës), fshikëza e urinës dhe nga uretra. Çfarë duhet të bëjmë për ta parandaluar:  Çdo individi i kërkohet të ketë një higjienë personale sa më të mirë.

⦁ Të mos mbajë urinën, por të zbrazë fshikëzën sa herë që ndjen nevojën për të urinuar.

⦁ Të pijë sa më shumë lëngje pa gaz.

⦁ Të mos pijë alkool.

⦁ Të mjekojë vatra të tjera infeksioni kudo që mund të ketë si: dhëmbë të prishur, grykët, infeksione të veshit, hundës dhe të rrugëve të frymëmarrjes.

⦁ Të luftojë e mjekojë drejt sëmundjet e tjera favorizuese si: hipertensioni arterial, diabeti etj.

⦁ Gratë shtatzëna duhet të bëjnë kontrolle të shpeshta me analizë urine.

Për më tepër ju këshilloj një vizitë më specifik

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN