MENU
klinika

Abuzimet me pronat në Shëngjin

Prokuroria kërkon 3 vite burg për Fran Frrokaj

21.02.2020 - 11:00

Prokuroria e Lezhës, ka lexuar mëngjesin e sotëm konkluzionet përfundimtare ndaj personave të marrë të pandehur për abuzimet me pronat në zonën e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin.

Mes individëve që është vënë nën akuzë për “Shpërdorim detyre” dhe ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, për të cilin prokuroria kërkoi në gjykatë gjatë leximit të pretencës dënimin me 3 vite burg dhe heqjen e të drejtës për të mbajtur poste publike për një periudhë 3 vjeçare.

Gjithashtu prokurori i çështjes Erjon Shehaj,ka kërkuar në gjykatë dënimin me 2 vite burgim për akuzën e Shpërdorimit të detyrës të ish-nënkryetarit të Bashkisë Enver Hafizi.