MENU
klinika

"Shpreh kënaqësinë dhe përshëndes marrëveshjen"

Qeveria e Kosovës/ Kryemadhi: Të rritet bashkëpunimi mes dy vendeve

02.02.2020 - 16:08

Një urim për krijimin e qeverisë së re të Kosovës e ka pasur edhe kryetarja e Lëvizjes socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Në reagimin e saj Kryemadhi vë theksin tek bashkëpunimi mes dy vendeve.

“Shpreh kënaqësinë dhe përshëndes arritjen e Marrëveshjes për krijimin e qeverisë së re të Kosovës midis Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike.

I uroj VV dhe LDK sukses në krijimin e një qeverie të qëndrueshme e efikase në përballjen me sfidat e mëdha në shërbim të qytetarëve të Kosovës, në njohjet e reja dhe integrimin e mëtejshëm në organizatat rajonale e ndërkombëtare.

Uroj gjithashtu që mes dy vendeve tona të rritet më tej bashkëpunimi dhe integrimi në të mirë të të gjithë qytetarëve, si dhe për forcimin e paqes dhe prosperitetit në të gjithë rajonin”, shkruan Kryemadhi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Arritje sa më të mëdha në të mirë të Kosovës"

Meta përshendet marrëveshjen dhe uron Kurtin

"I domosdoshëm bashkëpunimi mes dy vendeve"

Cakaj uron VV dhe LDK për marrëveshjen