MENU
klinika

"Bashkë për të ardhmen e fëmijëve tanë"

Rama mbron minishengenin në Londër

24.02.2020 - 14:38

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në samitin e BERZH-it që zhvilloi punimet në Londër ku edhe një herë mbrojti minishengenin ballkanik si një nismë që do ti krijojë më shumë lehtësira qytetarëve të Ballkanit. Në të njëjtin panel ku ndodhej edhe homologu i Kosovës, Albin Kurti dhe ajo e Serbisë, Ana Brnabiç, kryeministri shqiptar e quajti nismë të suksesshme minishengenin, pavarësisht se deri më tani ka marrë dakordësinë vetëm nga Beogradi, Tirana dhe Shkupi.

Nga Londra ku mori pjesë në samitin e BERZH-it, kryeministri Edi Rama gjatës fjalës së tij theksoi edhe një herë rëndësinë që ka për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor minishengeni rajonal. Në të njëjtin panel ku ndodhej edhe homologu i Kosovës, Albin Kurti dhe ajo e Serbisë, Ana Brnabiç, Kryeministri shqiptar e quajti nismë të suksesshme minishengenin, pavarësisht se deri më tani ka marrë dakordësinë vetëm nga Beogradi, Tirana dhe Shkupi.

Edi Rama: Deri në 2014 nuk ishin ulur kurrë kaq lehtë me njëri tjetrein, pa armë, pa urrejtje, pa gjakëderdhje, për të folur për të ardhmen. Natyrisht kemi probleme për të zgjidhur, por ne jemi duke punuar sëbashku dhe duam të ndërtojmë sëbashku të ardhmen e fëmijëve tanë. Nuk bie dakord me termin minishengen, nuk është aspak mini, pasi ne të jemi nga më të gjatët në rajon. Është një hapësirë rajonalë, ku bëhët fjalë për 4 liritë e lëvizjes. Edhe në Londër, shefi i qeverisë shqiptare foli për zhgënjimin që solli vendimi negativ i tetorit sa i përket çeljes së negociatave, ndërsa pranoi se Brukseli e ka të vështirë të kuptojnë politikën shqiptare.

Edi Rama: Përsa i përket procesit të integrimit jemi përballur me shumë zhgënjime. Kroacia është njëfarë agjenti ynë në Bruksel dhe në të njëjtën kohë edhe përktthyesi ynë në bruksel. Natyrisht është më e lehtë të na e përkthesh neve Brukselin se sa të na përkthesh neve në Bruksel. Por ajo që është e rëndësishme është ndërtimi i autostradës Ballkani Perëndimor. Në fund të fjalës së tij Edi Rama nënvizoi edhe disa nga projektet për të cilat Shqipëria kërkon investime siç është aeroporti ndërkombëtar i Vlorës, parqet, investimet hidrike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN