MENU
klinika

"Kanë krijuar panik"

Rama: Nuk jemi prekur nga koronavirusi, por nga Infodemia

27.02.2020 - 13:08

Në fjalën e tij në Komitetin Kombëtar të Sigurisë, kryeministri Edi Rama konfirmoi edhe një herë se vendi ynë nuk është prekur nga Koronavirusi.

Rama iu referua mediave, dhe  tha se me lajme të rreme për disa klikime më shumë, kanë krijuar panik në popullatë.

“Është një virus me shumë të panjohura. E panjohura për origjinën, për rastin konkret dhe këtu sygjeroj të kemi parasysh Italinë, ku vijojnë përpjekjet për pacientin zero, por edhe informacionet e përditësuara nga Kina, tregojnë për dyshime të vazhdueshme lidhur me origjinën e vërtetë.

E panjohura tjetër është e panjohura për përhapjen, dihet botërisht që është e shpejtë. Një nga pikëpyetjet, është si ka mundësi vendet në kufi me Kinën nuk kanë asnjë rast të shfaqur.

E panjohura tjetër mënyra për luftimin efikas, ende nuk është arritur tek një vaksinë specifike dhe kjo mesa komentohet do të kërkojë akoma kohë.

Është e pashmangshme por gjithnjë e më problematike po shoqërohet me atë që OBSH e konsideron një rrezik serioz, Infodemia, ose epidemia e lajmeve të pakonfirmuara, të rreme, që influencojnë, ka prekur mbarë Botën dhe ka prekur edhe Shqipërinë, por sic ndodh shpesh kjo situatë është shfaqur në më shumë se sa një formë. Rendja e ethshme për klikime, që sjell shumëfishimin e titujve që përmbajnë fjalën Koronavirus.

Sot vendosëm që ta bëjmë këtë mbledhje të hapur për të folur me fakte për situatën, për masat që kemi marrë e do të marrim. Kemi punuar në heshtje për të mos krijuar tensione të rritura artificialisht. Profesionalizmi ka qenë shembullor, e konfirmuar kjo edhe nga OBSH.” vijoi Rama.

Sulmi i përgjakshëm në tregun e Krishtlindjeve

Autoritetet gjermane përballen me kritika

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!