MENU
klinika

Metodologjia e re e zgjerimit të BE

Rama: Nuk pres asgjë, Shqipëria nuk do të qajë tek dera e Europës

07.02.2020 - 09:39

Në një intervistë për AFP kryeministri Rama është shprehur se nuk pret asgjë nga metodologjia e re e BE apo nga Samiti i Zagrebit në Maj.

Rama është shprehur se Shqipëria nuk do të qëndrojë prapa derës së Europës dhe të qajë por do të vijojë përpjekjet e saj të duhura për veten e saj dhe jo për BE-në.

Po ashtu kryeministri shprehet i bindur se Shqipëria bëri më shumë nga ccdo vend tjetër për negociatat që iu mohuan nga Franca dhe Macron në tetor të 2019. Por ai shprehet optimist vetëm për Konferencën e Donatorëve më 17 shkurt për donacionet për të Rindërtimin.

Fatura e dëmeve është 985 milion euro por Rama shprehet se “Ne e vlerësojmë organizimin e kësaj konference dhe shpresojmë që do të jetë e suksesshme”.

Por pavarësisht përpjekjeve dhe reformave të Shqipëirisë Rama qëndron me këmbë në tokë ”Por të thuash që shqiptarët do të bëhen si suedezët, nuk mendoj se kjo do të ndodhë”.