MENU
klinika

2900 pasagjerë më shumë se në janarin e vitit të kaluar

Rritet numri i udhëtarëve në portin e Vlorës

04.02.2020 - 14:09

Porti Detar i Vlorës operon me dy tragete në linjën Vlorë – Brindizi – Vlorë, duke sjellë rritjen e numrit të udhëtarëve që zgjedhin të udhëtojnë nga porti i dytë më i madh në vend.

“Në bazë të statistikave, gjatë muajit janar të vitit 2020 kemi një rritje me rreth 2900 pasagjerë dhe 690 automjete në krahasim me janarin e vitit 2019”, bën të ditur sot porti i Vlorës.

Sipas portit, në janar 2020 kanë dalë nga porti 8999 pasagjerë, 900 vetura dhe 350 kamiona, ndërsa në janar të 2019 nga porti kanë dalë nga porti 6864 pasagjerë, 521 vetura dhe 297 kamiona.

“Për sa i përket hyrjeve në portin e Vlorës në janar 2020 kanë mbërritur 4 8 69 pasagjerë, 503 vetura dhe 310 kamiona, ndërsa në janar të 2019 kanë mbërritur 4171 pasagjerë, 286 vetura dhe 267 kamiona”, – thekson porti.

Shtim i i numrit të udhëtarëve vjen si pasojë edhe të shtimit të tragetit të ri “Prince”, që prej 23 nëntorit të 2019, i cili udhëton nga Vlora drejt Brindizit.

Autoritetet portuale kanë punuar me intensitet të lartë për përpunimin e udhëtarëve dhe automjeteve, ndërsa kanë marrë të gjitha masat për ti shërbyer sa më mirë fluksit të pasagjerëve sidomos gjatë festave të fundvitit. Qyteti i Vlorës gjithnjë e më shumë është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për vizitorët vendas dhe të huaj, në çdo stinë të vitit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fluturimi 1929: Gjirokastër-Tiranë

A do rijetëzohet aeroporti i parë shqiptar?