MENU
klinika

Ndalon Huawei të...

Rrjeti 5G/ Hapi i rradhës i Britanisë

03.02.2020 - 06:00

Britania vendosi të mos ndalojë “shitësit me risk të lartë” nga pjesëmarrja në rrjetin e saj 5G. Pavarësisht nga gjuha e përgjithshme e përdorur, vendimi ka më shumë të bëjë me Huawei, i cili do të jetë kështu në gjëndje të vazhdojë të furnizojë me pajisje megjithë përpjekjet e lobimit nga ana e zyrëtarëve Amerikanë për të bllokuar firmën Kineze mbi bazat e sigurisë kombëtare.

Duke qënë sadopak të ndërgjegjësuar për këtë shqetësim, Britania do të monitorojë pajisjet e Huawei-t dhe do ta ndalojë atë nga disa pjesë të rrjetit të konsideruara si kritike për sigurinë. Pjesa e tregut të tij do të kufizohet në 35%.