Home » Trevat » Kosove » Serbia e indinjuar i kërkon Shqipërisë nderin e munguar
Pas krahasimit të Vuçiç me ministrin e Hitlerit
Serbia e indinjuar i kërkon Shqipërisë nderin e munguar
18.02.2020 - 15:40
Serbia i ka dërguar zyrtarisht një notë proteste Shqipërisë lidhur me komentimin që i bëri ministri i jashtëm në detyrë Gent Cakaj deklaratës së Presidentit Aleksandar Vuçiç për masakrën e Reçakut.
Vuçiç e mohoi që ajo çfarë ndodhi në Reçak në vitin 1991 të kishte të bënte me një masakër por Cakaj reagoi ashpër më 6 dhjetor me një status në FB, jo vetëm duke thënë që Vuçiç silelt si ministri i propagandës së Gjermanisë naziste, Joseph Goebels, por edhe tha se mohimi i saj është akt kriminal.
Por Serbia një ditë pas deklaratës duket se ka reaguar dhe i ka çuar një notë proteste Shqipërisë duke theksuar se:
“Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë shpreh respektin e saj ndaj ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd dhe shpreh protestën më të ashpër me rastin e deklaratës së turpshme të Ushtruesi të Detyrës së Ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme, Gent Cakaj, i cili presidentin e Republikës (Serbisë) e krahason me Goebbelsin.
Deklarata të tilla në asnjë formë nuk i kontribuojnë përpjekjeve që jemi duke i bërë për avancimin e raporteve të dy vendeve tona dhe marrëdhënieve të përgjithshme në rajon. MPJ e Serbisë pret që Shqipëria t’i dënojë këto deklarata dhe të distancohet nga to. MPJ e Serbisë shfrytëzon këtë rast që Ambasadës së Shqipërisë t’ia ritheksojë respektin e lartë”- thuhet në letrën zyrtare të autoriteteve serbe.