MENU
klinika

Masa në pikat kufitare

Shqipëria në gatishmëri! Sot në 12:00 mblidhet Task-Forca kundër virusit kinez

07.02.2020 - 09:43

Sot në orën 12:00 në Ministrinë e Shëndetësisë do të zhvillohet mbledhja e Task-Forcës për koronavirusin, ose njohur ndryshe si virusi kinez.

Ministria e Shëndetësisë ka marrë masa në pikat kufitare për kontrolle, ndërsa ka bërë gati edhe karantinën, por fatmirësisht deri tani nuk është shënuar asnjë rast. Deri tani ka pasur dyshime për pesë raste, i pari pak ditë më parë dhe katër të tjerët dje, por të gjithë kanë rezultuar negativ.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se në vendin tonë nuk ka asnjë rast të prekur me koronavirus dhe rreziku për depërtimin e virusit mbetet i ulët. Koronavirusi ka shënuar deri tani 638 të vdekur (dje 73 viktima) dhe mbi 28 mijë janë të infektuar në të gjithë botën.

Virusi shfaqet me simptomat e një gripi të thjeshtë si kollë, temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përgjigjet Ministria e Shëndetësisë

Koronavirusi, 4 raste të dyshuara në Shqipëri!