MENU
klinika

Në Premier League ka thyer 3

Shtatë rekorde që mund të thyejë Liverpool

25.02.2020 - 17:14

Qëkur Premier League mori këtë emër dhe kampionati zvhillohet me 20 skuadra dhe 38 ndeshje, Liverpool nuk e ka fituar kurrë titullin. I shkoi shumë afër në vitin 2019 dhe në raste të tjera, por pa pasur sukses.

Tashmë dështimi në vitin 2020 duket i paimagjinueshëm, duke marrë parasysh distancën e madhe nga vendi i dytë. Me +22 pikë nga Manchester City, “Reds” po fluturojnë drejt titullit kampion.

Ndoshta do ta bëjnë këtë duke thyer disa rekorde historike të kompeticionit në fjalë. Tashmë janë arritur dy rekorde. I pari: starti më pozitiv në Premier League (21 fitore në 22 javët e para, më mirë se Manchester City në 2017-2018).

Me 26 fitore dhe vetëm 1 barazim, 19 fitore radhazi dhe rekord pikësh që nga starti, 79, duke thyer me 21 pikë rekordin e vjetër (58), që mbahej nga City, është rekordi i dytë.

I treti: fitorja e 24 shkurtit kundër West Ham solli suksesin e 19-të radhazi në kampionat. Kësisoji, Liverpool arriti rekordin e “qytetarëve”. Mbeten për t’u thyer edhe shtatë rekorde të tjera të mundshme nga Jurgen Klopp dhe të tijtë në këtë sezon të Premier League.

REKORDET PËR T’U THYER NGA LIVERPOOL

Ndeshje radhazi pa humbje – Liverpool nuk është rrëzuar në 44 ndeshje të njëpasnjëshme. Mbeten edhe 6 ndeshje të tilla për ta kaluar Arsenalin e sezonit 2003-2004.

I pamposhtur në kampionat – Vetëm Arsenal i Wenger ka arritur më shumë sukses në këtë drejtim, në sezonin 2003-2004. Liverpool dëshiron ta tejkalojë.

Fitore në një kampionat – Manchester City mori 32 fitore në kampionatin e kaluar, çka ishte thelbësore për ta mposhtur Liverpool-in në garën e titullit. Tani, “Reds” janë në kuotën e 26 fitoreve, kampionatin aktual.

Më shumë pikë në Premier League – Në sezonin 2017-2018, Manchester City e mbylli kampionatin me 100 pikë. Liverpool mund të arrijë në 112 pikë këtë sezon, me ritmin që ka deri tani.

Fitoret në shtëpi – Deri më tani ka 14 fitore, që janë 5 të tilla larg thyerjes së rekordit përkatës në Premier League.

Fitore në transfertë – 12 triumfe larg nga shtëpia për Liverpool. Mungojnë edhe 5 fitore në transfertë, për ta kapërcyer Manchester City e sezonit 2017-2018.

Ditë pa humbje – Midis sezonit 2003-2004 dhe atij 2004-2005, Arsenal kaloi 537 ditë pa humbur. Liverpool është në kuotën e 421 ditëve aktualisht. “Reds” nuk duhet të humbasin në këtë kampionat, për ta thyer rekordin e “Topçinjve”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN