MENU
klinika

"Mision paqeruajtës në këtë zonë"

“Si në filmat postapokaliptik”, Rama flet për Ukrainën në OKB

06.02.2020 - 18:54

Kryeministri Edi Rama si kryetar i radhës i OSBE-së ka folur për Ukrainën dhe situatën në këtë vend në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ai foli për një situatë të rënduar në zonën e kontaktit dhe theksoi që nga dhjetori ka 69 të vdekur dhe 20 mijë incidente. Rama kërkoi mundësinë e vendosjes së një misioni paqeruajtës në këtë zonë.

“Kjo mundësi për shkëmbimin e pikëpamjeve për sfidat e sigurisë është shndërruar në një traditë të vlefshme dhe është një shprehje e bashkëpunimit të shkëlqyer të dy organizatave. OSBE dhe OKB janë partnerë të natyrshëm, OSBE është një shtyllë e rëndësishëm e rendit ndërkombëtar.

Ndërkohë që zhvillohen diskutime në nivelet më të larta ka njerëz që po vdesin. Mbi 4 mln njerëz në dy anët e linjës së kontaktit që kanë përfituar nga misioni i posaçëm i monitorimit me lehtësimin e armëpushimeve janë pjesë e kësaj përditshmëri tragjike. Qysh prej dhjetorit të 2019 ka 20 mijë incidente, 7 mijë prej tyre shpërthime, 69 të vdekur pas deklarimit të armëpushimit dhe pasi u mor përsipër nga palët. Nuk është një numër kaq i vogël edhe pse numri i përgjithshëm i viktimave është ulur në mënyrë të ndjeshme, nuk është një shifër e papërfillshme. Do iu bashkohem atyre që përgëzuan presidentin Zelenski sepse po ofron një kontribut për tu hapur në një dialog më të frytshëm. Shkëmbimi i madh i të dënuarve ishte i rëndësishëm. Duhet diçka nga pala ruse për të kontribuuar. Unë e kam vizituar zonën dhe e kam ndarë dhe me ju z. Presidenti. Është diçka që nuk arrin ta kuptosh dhe aty, është diçka si në filmat postapokaliptik. Nuk shkon dot as ambulanca. Ka pacientë që vdesin duke ecur në një mot të vështirë. Duhet t’u japim mundësinë atyre njerëzve që t’i çojnë të afërmit e tyre në spital pa u ndaluar në mes të rrugës.

Kjo është ajo që do përpiqemi të bëjmë. Duhet një mision paqeruajtës në këtë zonë. Ka diçka shumë shqetësuese”, deklaroi Rama.