MENU
klinika

Dëshmon Dvorani

Të premten mblidhet Komisionit Hetimor për Metën

25.02.2020 - 10:55

Të premten do të mblidhet Komisioni Hetimor i ngritur për hetimin e veprimeve të Presidentit Ilir Meta.

Në seancën që do të mbahet në orën 13:00, është parashikuar të dëshmojë kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani.

Kreu i KED është paditur më herët nga Presidenti Ilir Meta në SPAK me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe “përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore”.

Kreu i KED akuzohet nga Presidenti se “ka tentuar të bëjë grusht shtetit”, duke shkelur Kushtetutën dhe ligjin për emërimet në Gjykatën Kushtetutese.

Ndërkohë, Komisioni Hetimor nisi punën në verën e vitit të kaluar, teksa ka shtyrë afatet për funksionimin e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga protesta e opozitës tek nisma për shkarkimin e Metës

VOA: Ky ishte një vit i hidhur për Shqipërinë

Pyetjet dhe data e shqyrtimit

“Venecia” pranon kërkesën e Metës