Një operacion policie, ndjekje, aksident e të plagosur. Kjo është ajo që ka ndodhur në Elbasan mëngjesin e sotëm.
Mësohet se Policia i është vënë pas një makine me targa të huaja pas dyshimeve për aktivitet të paligjshëm. Duke tentuar t’i ikë policisë, makina e dyshuar ka goditur një mjet policie në postbllok duke plagosur një efektiv.
Gjatë ndjekjes janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri nga policia. Ndërkohë pasi ka goditur makinën e policisë, mjeti i dyshuar ka goditur dhe 3 makina të tjera, mes tyre një autoshkollë. Nga përplasja janë plagosur 5 persona, të cilët janë transportuar në spital.
EMRAT
1. Eugen Abdurrazaku, efektivi i policisë
2. Diana Plaka
3. Durim Plaka (burrë e grua)
4. Albert Cani, instruktor autoshkolle
5. Adriana Mukja