16.02.2020 - 09:24
Një tjetër tërmet është regjistruar pak pas mesnate në Greqi.
Mësohet se lëkundjet kanë qenë me magnitudë 3.4 të shkallës rihter, në zonën detare në jug-perëndim të Nafpaktos. Ky fakt është bërë i ditur nga Instituti Gjeodezik të Observatorit Kombëtar të Athinës.
Mësohet se epiqendra e tërmetit ishte 7 km në jug-perëndim të Nafpaktos. Po ashtu, dy lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë dhe gjatë mëngjesit të sotëm në Shqipëri.
I pari është regjistruar në Tabak të Elbasanit, me magnitudë 1.3 dhe tjetri në Bezhan të Korçës, me magnitudë 2.2 të shkallës rihter.