Në një intervistë për BBC në gjuhën serbe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se nëse nuk do ketë marrëveshje Prishtinë-Beograd brenda këtij viti, “Do të qajmë në portat e Brukselit, por nuk do të shqetësohet apo interesohet askush”.
Gjiganti britanik shkruan se disa negociatorë të tjerë thonë se nuk ka presion dhe nxitim për nënshkrimin e një marrëveshje përfundimtare, por Thaçi thotë se viti i fundit i mandatit të parë të presidentit Donald Trump është koha më e mirë për të arritur një marrëveshje në Ballkan.
“Nëse diçka ndodh në negociatat me Serbinë, do të ndodhë këtë vit dhe se “Nëse nuk ndodh këtë vit, kam frikë se do të humbasim dekada”, tha presidenti.
Thaçi tha gjithashtu se nuk mund të kemi pakufi vëmendjen e Presidentit Trump dhe se kthim i vëmendjes së SHBA në rajonin e Ballkanit është një dhuratë nga Zoti si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë dhe se dy vendet duhet të përfitojnë nga kjo.
Hashim Thaçi tha gjithashtu se “Asnjëherë nuk kemi qenë më pranë se sot një marrëveshje sepse shumë procese të tjera kanë përfunduar. Kosova është e lirë dhe e pavarur, dhe Serbia e di për pavarësinë e Kosovës.”
Thaçi tha se “Në të njëjtën kohë, ne jemi shumë larg” dhe se “Varet shumë nga liderët e të dy vendeve, nëse do investojnë për të ardhmen apo do të mbeten peng i të kaluarës”.
Për presidentin, as Kosova dhe as Serbia nuk mund të mbështeten në anëtarësimin në Bashkimin Europian pa një marrëveshje përfundimtare.