MENU
klinika

Në horizont sfida Fury-Joshua

Trump fton Furyn dhe Wilder për “duelin e tretë”

24.02.2020 - 16:11

Pas fitores së Tyson Fury-t ndaj Dentay Wilder, të gjithë pyesin se kur do të zhvillohet dueli i tretë mes tyre. Takimi i radhës mes boksierëve mund të ndodhë më herët nga parashikimi, por jo në ring, në Shtëpinë e Bardhë.

Nga India, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, presidenti i Amerikës, Donald Trump, ka folur për duelin e madh të boksit dhe ka konfirmuar se e ka parë duelin e madh, duke mbetur i kënaqur nga paraqitja. Jo vetëm kaq, por ai u shpreh se do t’i ftojë të dy boksierët për një vizitë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë.

“Ishte një duel i madh, a e patë? Ishte një sfidë e madhe mes dy boksierëve të mëdhenj. Ndoshta do t’i sjell të dy në Shtëpinë e Bardhë për t’u takuar me mua. Do të përpiqem ta organizoj atë takim”, – tha Trump për gazetarët.

Frank Warren, menaxheri dhe promotori i Tyson Fury, u shpreh sot se edhe Papa Francescu ka ftuar boksierin britanik në Vatikan për një takim. Papa është një fans i boksit.

Ndërkohë, mediet britanike bëjnë me dije se po bëhn të gjitha përpjekjet që ndeshja e radhës ne peshat e rënda të jetë mes dy anglezëve, Tyson Fury-t dhe Anthony Joshua. Dueli parashikohet të zhvillohet në verë, në Londër ose Manchester.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN