MENU
klinika

Flet mjeku

U dignostifikua me virozë, vdes 28-vjeçari në Përrenjas

04.02.2020 - 18:33

28- vjeçari Besnik Kokonozi nga Prrenjasi Fshat ka ndërruar jetë në mënyrë misterioze pasi ishte mjekuar nga një virozë në spitalin e Librazhdit.

Kokonozi kishte shqetësime dhe ishte mjekuar në spital. Ai kishte kryesisht temperaturë të lartë.

Më pas ishte rikthyer në shtëpi dhe ndërroi jetë gjatë natës, rreth orës 03:00 pasi i ishte rikthyer temperatura.

Spitali u njoftua por kur ambulanca arriti Kokonozi kishte vdekur. Ndërkohë mjeku Bashkim Vasku ka thënë se Kokonozit iu dha medikamenti për ulje temperature dhe nuk kishte ndonjë sëmundje tjetër.

Dyshohet se 28- vjeçari ka vdekur nga një komplikacion.

Mjeku Bashkim Vasku i spitali të Librazhdit i cili kishte në dorë rastin, Vasku tregon se pacienti u paraqit në spitalin e Librazhdit rreht orës 19:15, me skuqje fyti dhe temperaturë 39.

‘’Rasti u paraqit në orën 19:15 me skuqje të fytit me temperaturë 39. Aplikuam një medikament për rënien e temperaturës. Më pas u njoftuam se gjendja ishte rënduar dhe konstatuam që ka ndërruar jetë.

“Përveç asaj skuqjes që pamë dhe gjendjes virale duhet të ketë patur ndonjë problem tjetër.

Nuk konstatuam gjë tjetër nga ai. Temperatura i ra dhe në orën 12:00 i filloi prap. Nuk e di mori mjekimet që mori apo jo, por që për temperaturën do ketë përdorur. Do të ketë pasur komplikacion, është rasti i rrallë por ne nuk konstatuam gjë tjetër.

Ishte një skuqje e fytit dhe temperaturë 39, kaq. Si gjendje ishte mirë por virozë kishte, jo grip.” – tha mjeku Bashkim Vasku.