MENU
klinika

OKB: Më e ulët se mesatarja

“Varfëria mbizotëron në qytete shumë të vogla”

06.02.2020 - 14:52

Raporti Global Social, i publikuar së fundmi nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, thotë se norma e varfërisë në Shqipëri, në qytete, është më e ulët se mesatarja kombëtare. Më saktësisht kjo normë fiksohet në 0.74, dhe një pikëzim nën 1 tregon se varfëria në qytet është më e ulët se mestarja kombëtare. Kjo normë varion sipas tipologjisë së qytetit, paçka se diferenca është mjaft e vogël.

Në qytetet shumë të vogla, norma ngjitet në 0.79, në ato të mesme në 0.73, ndërsa në qytetet e vogla, zbret në 0.68, thotë raporti më i fundit i Organizatës. Ky raport i referohet pabarazisë në një botë që po ndryshon me shpejtësi, duke dokumentuar ndasitë e thella mes të njëtit shtet, pavarësisht rritjes së standardit të jetesës apo rritjes ekonomike.

Gjinia, etnia, raca, vendi i rezidencës apo statusi socio-ekonomik vijojnë të përcaktojnë shanset që njeriu ka në jetë, thotë raporti. Gjithsesi, po t’i referohemi të dhënave të vendit tonë, duket se pabarazia nuk është aspak e theksuar, të paktën referuar varfërisë sipas madhësisë së qytetit. Diferencat janë mjaft të vogla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrisin shpenzimet për...

“Varfërohen” familjet e pasura