MENU
klinika

Në horizont dueli i tretë

Wilder gjen shkaqet e humbjes me Furyn

25.02.2020 - 16:30

Humbja e titullit të WBC pas 5 vitesh nuk është kapërdirë mirë nga boksieri Deontay Wilder, që ka zbuluar një sërë arsyesh se pse dërguan në disfatën e tij ndaj Tyson Furyt.

34-vjeçari pësoi humbjen e parë në karrierë dhe për këtë i ka bërë jehonë shkaqeve që e dërguan në humbjen e titullit të WBC për peshat e rënda. Wilder fajësoi trajnerin e tij për hedhjen para kohe të peshqirit të dorëzimit dhe altetet e tij të rënda.

Por shkaktar të disfatës, sipas tij, ishin atletet që i kushtuan vetëm 40 paund. Boksieri thotë se ato kishin peshë të madhe dhe për këtë nuk arriti të kishte lëvizshmëri në ring në mënyrë që të shmangte goditjet e njëpasnjëshme të Furyt.

Kritikave të Wilder nuk i shpëtoi as gjyqtari, kjo për shkak se sipas amerikanit, favorizoi Furyn, duke mbajtur njëanshmëri në ring. Në fund, Wilder konfirmoi se do ta shfrytëzojë pasionin për një sfidë të tretë mes tij dhe Furyt.

Ka zëra se nga Arabia Saudite janë ofruar 400 milionë dollarë për boksierët që të zgjedhin pikërisht ringun e Lindjes së Mesme për të diskutuar titullin. Princi Khaled ishte prezent në Las Vegas mbrëmjen e së shtunës dhe nuk është çudi që të fitojë të drejtën për organizimin e ngjarjes më të madhe sportive në vendin e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN