MENU
klinika

Ndihma për qytetarët

2 raste me Covid-19 në Kavajë/ Ngrihen strukturat e posaçme

19.03.2020 - 13:57

Bashkia e Kavajës ka nisur menjëherë zbatimin e urdhërit të qeverisë për tju ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve dhe vecanërisht të moshuarve pas vetëkarantinimit të tyre në shtëpi si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Ka qenë vetë Kryetari i Bashkisë Redjan Krali icili ka drejtuar sot shpërndarjen e pakove me ushqime dhe grupet e punës për të moshuarit dhe familjet e varfëra.

Bashkia është në shërbim të çdo qytetari që në kushtet e karantinës e ka të pamundur të bëjë furnizimet e nevojshme me ushqime dhe medikamente duke vendosur në dispozicion edhe numrat e drejtuesve të grupeve të ngritura për këtë qillim.

kolana e librave

Lejimi i lëvizjes për qytetarët vetëm në oraret e përcaktuara dhe ndalimi i mjeteve është shoqëruar edhe me ngritjen e strukturave të posacme për ndihmuar qytetarët.

Në Kavajë janë konfrimuar sot dy rastet e para me covid 19, duke iu shtuar listës zyrtare të qyteteve tashmë të prekura nga koronavirusi teska numri i përgjithsëm i tyre ka mbrritur në 64.