MENU
klinika

Studim i frikshëm nga Irani/ 3 fazat

“3,5 milionë njerëz mund të vdesin nga koronavirusi nëse nuk zbatohet karantina!”

19.03.2020 - 10:57

Të dhëna të frikshme vijnë nga një raport i hartuar prej shkencëtarëve në Universitetin Teknik “Sherif” në Iran, në lidhje me përhapjen e koronavirusit të ri. Raporti del në konkluzionin se 3,5 milionë njerëz mund të vdesin nga kjo sëmundje në Iran nëse nuk zbatohet masa e karantinës dhe njerëzit injorojnë udhëzimet e autoriteteve.

Raporti i përgatitur nga Komiteti Shkencor i kryesuar nga Ali Naki Meshajihi nga Universiteti Teknik “Sherif”, një nga institucionet arsimore më prestigjioze në vend, është publikuar në faqen e lajmeve Tinn.

Raporti parashikon tre skenare:
Skenari 1- Nëse zbatohet karantina, numri i viktimave mund të jetë 12 mijë
Skenari i parë dhe më i mirë i rasteve është ai që flet për zbatimin e plotë të karantinës dhe nëse njerëzit ndjekin në mënyrë rigoroze udhëzimet për t’u mbrojtur nga virusi. Sipas këtij skenari, në të cilin 80 për qind e njerëzve do të izoloheshin nga njëri-tjetri, numri i rasteve vlerësohet të arrijë në 120.000 dhe ai i vdekjeve në rreth 12.000 në ditët e para të muajit prill, kur epidemia do ta arrinte kulmin.

Skenari 2- Me karantinë të mangët, numri i vdekjeve 110 mijë:
Sipas skenarit të dytë, në të cilin masa e karantinës nuk do të zbatohej plotësisht dhe kontakti mes njerëzve do të ishte 50 për qind, parashikohet që deri në fund të prillit numri i rasteve të jetë 300.000 dhe ai i vdekjeve rreth 110 mijë.

Skenari 3- Nëse karantina nuk zbatohet, do të ketë 3,5 milionë të vdekur:
Skenari i tretë dhe më i keq është ai që ndodhte nëse karantina nuk do të zbatohej dhe njerëzit injorojnë udhëzimet për mbrojtjen nga virusi. Në këtë skenar, i cili parashikon një përkeqësim të shëndetit publik, shkalla e përhapjes së virusit pritet të jetë rreth 65 përqind. Në këtë rast thuhet se kulmi i epidemisë do të vazhdojë deri në ditët e fundit të majit dhe numri i të infektuarve do të jetë rreth katër milion dhe ai i vdekjeve 3,5 milionë. Në Iran, COVID-19 u shfaq fillimisht në qytetin Kom më 19 shkurt, ndërsa më pas u përhap në gjithë vendin. Ministria e Shëndetësisë e Iranit ka njoftuar se 988 njerëz kanë deri më tani vdekur nga koronavirusi, ndërsa janë regjistruar 16.169 raste të personave të infektuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Koronavirus/ Izolimi dhe pasojat

Flet eksperti: Pandemia nuk njeh kufij

Në 'sitë' tregjet e shumicës dhe pakicës

Nisin hetimet për shitjen e maskave dhe dezifektantëve