MENU
klinika

Bën mrekulli...

6 mënyra sesi serumi i vitaminës C mund të jetë i mirë për lëkurën

05.03.2020 - 15:51

Është e pamundur të gabosh kur bëhet fjalë për vitaminën C. Ju e hani atë, e pini dhe madje e aplikoni në lëkurën tuaj.

Çdokush që e ka provuar flet për efektet e saj të mrekullueshme dhe pasi të mësoni më shumë rreth saj nuk do të doni të jetonit një ditë tjetër pa të. Më poshtë 6 përfitime fantastike që ju merrni nga përdorimi i serumit të vitaminës C:

Rigjeneron qelizat 

6 Ways Vitamin C Serum Can Be Good for Your Skin

Para së gjithash, studimet shkencore tregojnë se vitamina C është një antioksidant i fuqishëm që do të thotë se luan një rol aktiv në procesin e rigjenerimit të qelizave të dëmtuara. Së bashku me një dietë të shëndetshme, kur aplikohet drejtpërdrejt në lëkurë, përshpejton procesin për një shërim më të shpejtë.

Eliminon njollat 

6 Ways Vitamin C Serum Can Be Good for Your Skin

Ashtu si një dietë e pasur me antioksidantë lufton radikalet e lira për sistemin tuaj imunitar, vitamina C bën të njëjtën gjë për lëkurën tuaj.

Kuron lëkurën tuaj nga aknet 

6 Ways Vitamin C Serum Can Be Good for Your Skin

Sipas studimit, vitamina C parandalon inflamacionin i cili ndihmon në shërimin e plagëve dhe qetëson skuqjet. Meqenëse vitamina C është shumë acid, kur aplikohet drejtpërdrejt në lëkurë, ajo do të shkaktojë prodhimin e kolagjenit dhe elastinës.

Ngadalëson plakjen e lëkurës

6 Ways Vitamin C Serum Can Be Good for Your Skin

Teksa jemi në temën e kolagjenit, të mos harrojmë ndikimin e tij shtrëngues në lëkurë. Dihet që sa më shpejt të përfshini serumin e vitaminës C në rutinën tuaj të përditshme për lëkurën, do të merrni rezultate më të mira në planin afatgjatë.

Trajton më së miri pigmentin e lëkurës 

6 Ways Vitamin C Serum Can Be Good for Your Skin

Vitamina C është e njohur për kufizimin e prodhimit të melaninës e cila shkakton njolla të errëta dhe hiperpigmentim. Eshtë gjithashtu efikase në heqjen e qeseve nën sy nëse përdoret rregullisht. Dhe një pamje e tonifikuar do të thotë një shkëlqim i shëndetshëm.

Hidraton lëkurën 

6 Ways Vitamin C Serum Can Be Good for Your Skin

Lëkura juaj e humbet hidratimin e saj gjatë ditës. Dhe gjetjet tregojnë se fosfati i magnezit, një derivat i vitaminës C, luan një rol të rëndësishëm në mbajtjen e lagështisë në lëkurën tuaj. Plus, gjithmonë duhet të mbani mend që të pini ujë mjaftueshëm çdo ditë për të ndihmuar që lëkura juaj të duket e bukur!

Në rast se nuk jeni ende të bindur, atëherë po ju themi që edhe të famshëm me një shkëlqim të mrekullueshëm si Lady Gaga përdorin serumin e vitaminës C në rutinën e tyre të bukurisë. Vetëm hidhni një sy asaj!