MENU
klinika

Kufijtë e mbyllur për udhëtarët, jo për mallrat

7 kamionë nga Italia zbarkojnë në Durrës

15.03.2020 - 11:16

Teksa pika kufitare e Muriqanit dhe e Vermoshit që na lidh me Malin e Zi është mbyllur, vijon të jetë hapur ajo e Hanit të Hotit, ku ditën e sotme janë regjistruar rreth 750 shtetas të huaj dhe vendas që kanë kaluar në të dyja anët e kufirit. Ndërkohë kufiri është i hapur për transportin e mallrave.

Kështu, sot në portin e Durrësit kanë mbërritur 2 tragete nga porti i Barit. Ata kanë transportuar vetëm kamionë sikurse është vendosur nga qeveria. Janë 76 kamionë që kanë zbarkuar në portin detar.

Ndërkohë në drekë vjen trageti nga Ankona gjithashtu me kamionë transporti.

Peshkarexhat edhe pse e kanë të lejuar të dalin për gjueti kanë preferuar të qëndrojnë në portin e tyre sepse nuk ka treg për shitjen e peshkut. Restorantet që janë blerësit më të mëdhenj të peshkut prej ditësh janë të mbyllur.

Aktualisht kufiri është bllokuar me Italinë, si ajror ashtu edhe detar, me Greqinë, Kosovën, Malin e Zi (hapur vetëm Hani i Hotit) dhe Maqedoninë e Veriut (hapur vetëm Qafë-Thana).

“Travel and Tour World”: Rekord vizitorësh

“Shqipëria, destinacioni më i kërkuar…”

Ndihmoi vëllezërit trafikantë për…

Roli i ish-drejtoreshës së Kadastrës në grupin kriminal

Pasuri e siguruar nga aktivitetet kriminale

Konfiskohet hoteli në Durrës i trafikant të drogës