15.03.2020 - 14:00
Ka më shumë se një mënyrë për ta mbajtur lëkurën e shëndetshme dhe të bukur.
Studimet tregojnë se gratë më të rritura mund ta shkëlqejnë lëkurën e tyre, si dhe të zvogëlojnë qeset e errëta, njollat dhe skuqjen, duke marrë vitaminë C.
Për një rregullim të lehtë për të marrë vitaminën tuaj ditore ju duhet:
- 1 gotë ujë e ngrohtë
- lëngu i një limoni
I trazoni me një lugë dhe mundësisht e pini në stomakun bosh.
Kjo pije ndër të tjerash shërben edhe për të përshpejtuar metabolizmin tuaj prandaj:
Benefitet e Limonit në organizëm:
Është i pasur në vitaminë C e cila:
- Ka veti antioksiduese – mbron qelizat nga radikalet e lira
- Zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, goditjeve si dhe ndihmon pacientët që vuajnë nga hipotensioni(presioni i ulët arterial)
- Ngadalëson plakjen e lëkurës duke luftuar radikalet e lira & duke mbrojtur nga rrezet UV
- Përmban polifenolë, antioksidant që ndihmon në rënien nga pesha
- Parandalon konstipacionin – ka efekt laksativ
- I pasur në antioksidantë – balancojnë nivelet e glukozës në gjak & lehtësojnë absorbimin e insulinës nga organizmi
- Freskon frymëmarrjen – Stimulon pështymën e cila elemiminon bakteret që shkaktojnë erën të rëndë të gojës
- Përmban Citrat – ul aciditetin në urinë dhe thërmon gurët e vegjël në veshka