MENU
klinika

"Jepi zë zërit tënd"

8 Marsi/ Gratë shqiptare marshojnë për barazi e të drejta

08.03.2020 - 15:26

8 Marsi si dita e sensibilizimit për të drejtat e grave ka shënuar dhe në Shqipëri disa marshime të grave dhe vajzave të cilat nga qytete të ndryshme apeluan për më shume barazi dhe të drejta.

Shoqata e Grave për  Problemet Sociale Durrës, ka organizuar një marrshim me të gjitha gratë dhe vajzat të cilat iu bashkuan në ditën simbol të tyre për të marshuar, kundër dhunës ndaj grave.

Marshimi u nis pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Qarku Durrës dhe vijoi më pas përgjatë gjithë rrugës drejt sheshit përpara Bashkisë Durrës.

Nëpërmjet këtij marshimi organizatorët u shprehën se vrasjet e ndodhura kohët e fundit, na vënë të gjithëve përballë përgjegjësive për të punuar më shumë jo vetëm si shoqëri civile por dhe si qytetarë për të denoncuar çdo rast dhune ndaj gruas shqiptare e për të mundësuar minimizimin deri në zhdukje të rasteve të tilla.

Dhjetëra gra dhe vajza, këtë 8 mars edhe në Fier, ndryshe nga të tjera që kanë zgjedhur të festojnë, kanë organizuar një protestë, e cila ka në qendër pikërisht 8 Marsin, ditën kur gratë i japin zë, zërit të tyre.

Kjo ditë, kanë thënë organizatoret e kësaj proteste, duhet të jetë jo festë por protestë, ku me të drejtë në vendin tonë dhe këtë shoqëri gratë duhet të kenë më shumë të drejta, por mbi të gjitha të ndalet dhuna ndaj tyre. Nën moton “Jepi zë zërit tënd” gratë fierake por dhe ato të ardhura nga qytete të tjera të Shqipërisë, kanë deklaruar se do të mbajnë një qëndrim së bashku për të kërkuar politika konkrete në mbrojtje të tyre dhe forcimit ekonomik të familjes, duke nënshkruar edhe një projektdeklaratë.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier