MENU
klinika

"Të kërcesh deri në frymën e fundit"

A e dini si e filloi një grua, epideminë e vallëzimit?

29.03.2020 - 15:31

          Vera e vitit 1518 ishte dëshmitare e një dukurie që nuk u pa kurrë më parë, një “epidemie vallëzimi” që zgjati disa ditë në qytetin francez të Strasburgut. Dëshmimet rreth këtij precedenti kanë ardhur deri në ditët tona, përmes artit.        

Kjo është historia e një prej epidemive më të hershme (dhe më ekstravagante) të regjistruara ndonjëherë filloi me një grup njerëzish që vallëzuan jashtë në vapën e verës së vitit 1518. Ai përfundoi në një rast urgjence kur autoritetet duhej të ndërhynin pasi qindra njerëz vallëzuan furishëm, pa u ndalur për ditë të tëra. Është e pamundur të dihet se si apo pse ndodhi kjo ngjarje e pazakontë, por dëshmimet e kohës ofrojnë disa të dhëna.

Banorët e qytetit të Strasburgut, Francë (asokohe pjesë e Perandorisë së Shenjtë Romake), në korrik 1518, u goditën nga një kërkesë e papritur dhe e pakontrollueshme për të kërcyer, ku njerëzit vallëzuan deri në vdekje. Kjo epidemi filloi kur një grua, e quajtur Frau Troffea filloi të kërcente me fanatizëm në rrugën në Strasburg, vallëzim që zgjati rreth katër deri në gjashtë ditë. Brenda një jave, 34 të tjerë iu bashkuan asaj. Deri në fund të muajit, numri i kërcimtarëve që vallëzonin për ditë të tëra pa pushim, kishte arritur shifrën 400.

Të zhytur në djersë, valltarët ndaluan vetëm për të ngrënë ose për të pirë ujë, para një tufe njerëzish që shikonin me habi të madhe. Gjatë tre muajve të asaj vere të nxehtë, epidemia u përhap në qytetin francez të Strasburgut dhe ishin të shumtë ata që u përfshinë në këtë histeri kolektive. Sot, ky fenomen ende befason dhe ruan misterin e tij. Por, ndër të dhënat që bien në sy janë ato të një doktor Paracelsus. Sipas rrëfimit të mjekut të famshëm, “Epidemia e vallëzimit në Strasburg” filloi në mes të korrikut 1518, kur një grua doli në rrugë dhe filloi të kërcejë, vetëm. Një javë më vonë, dhjetëra njerëz ishin bashkuar me të.

Nga ana e tyre, borgjezët dhe të fuqishmit e Strasburgut u mërzitën thellësisht. Shkrimtari Sebastian Brant, për shembull, i kushtoi një etapë të tërë këtij udhëzuesi të tij të mirënjohur për moralin, “Anija e Fools”, për këtë ethe vallëzimi. Kur kjo shfaqje u konsiderua duke iu drejtuar dijetarëve dhe mjekëve të qytetit, ata këmbëngulën se ngjarja ishte shkaktuar nga tepria e “gjakut të mbinxehur” në trurin e valltarëve. Mjekët sugjeruan çlirimin prej këtij skllavërimi duke i nxitur njerëzit të vazhdonin të vallëzonin. Kështu, ambientet publike u pajisën me muzikantë të punësuar, që kjo mënyrë e organizuar të nxiste pjesëmarrësit dhe të shpëtonte njerëzit nga kurthi i etheve të vallëzimit.

Një poezi e gjetur në arkivat e qytetit, tregon se çfarë ndodhi më pas. Njerëzit vazhduan të vallëzonin pa ndalesë, derisa shumë prej tyre vdiqën. Kur këshilltarët e qytetit zbuluan se zgjidhja e tyre e supozuar kishte qenë një gabim, ndaluan të gjitha vallëzimet dhe muzikën në hapësirat publike. Më në fund dhe si masë përfundimtare, kërcimtarët u dërguan në një tempull brenda një shpelle kushtuar Shën Vitit në malet Saverne.

Këtu, ata ishin të veshur me këpucë të kuqe dhe u udhëzuan të kërcejnë rreth ikonës së shenjtorit. Në javët që pasuan, ethet më në fund u ndalën. Kjo ngjarje ka mbijetuar në kujtesën e shumëkujt, shoqëruar nga misteret e mëvonshme si, për shembull, këpucët e kuqe, përpjekja për të ndaluar vallëzimin me më shumë vallëzime, dhe fakti që aq shumë njerëz vdiqën aq çuditërisht. Sipas dëshmitarëve të asaj kohe rreth 15 vetë vdiqnin në ditë, të paktën gjatë disa ditëve të para.

Disa studiues i kanë atribuar zëfilljes së ngjarjes një lloj helmimi të njohur edhe si “Zjarri i Shën Anthony” që rezulton nga ngrënia e ushqimit të kontaminuar nga mikrotoksinat, domethënë kërpudhave të afta të shkaktojnë halucinacione. Kjo teori, sidoqoftë, është e diskutueshme pasi asnjë dehje e kësaj natyre nuk duket se e detyron një person të kërcejë me ditë. Më tej, shumë dëshmitarë thonë se njerëzit dukej se vallëzonin pa dashur ta bëjnë këtë. Të tjerë, të magjepsur nga dukuria e çuditshme, kanë argumentuar se epidemia e Strasburgut ishte produkt i një sëmundjeje masive psikogjene, një lloj histerie kolektive.

Për shekuj me radhë, raste të tjera të vallëzimeve kolektive janë raportuar në zonë. Kjo ka çuar disa syresh në përfundimin se shpërthimet e kësaj histerie kolektive ishin rezultat i një ndëshkimi nga Shën Vitusi, një supozim se shenjtori në të vërtetë ishte ai që shkaktoi sëmundjen. Disa besimtarë që mbështetën këtë hipotezë ishin të mjaftueshëm të bindnin të tjerët se kjo ishte e vërteta. Kjo periudhë e veçantë në histori ishte veçanërisht e keqe në rajonin e Strasburgut pasi ishte një kohë e mbushur me epidemi dhe varfëri, dhe kjo ndoshta mund të ketë qenë një faktor më shumë për të provokuar reagimin masiv.

Sipas historianit, Dr. John Waller, vallëzimi ishte një “psikozë e shkaktuar nga stresi” në një masë masive. Duke vuajtur rëndë nga uria, rajoni ishte në një krizë të vazhdueshme. Shumë kishin vdekur nga uria. E gjithë zona ishte e infektuar me sëmundje, duke përfshirë edhe mëlçinë dhe sifilizin. Waller beson se stresi ishte i patolerueshëm, gjë që rezultoi në sëmundjen masive psikologjike.

Teoria e Wallerit është interesante dhe shumë më e besueshme se mendimet e tjera, përfshirë atë që e shkaktoi kërpudha ergot. Kjo kërpudhë është helmuese, duke shpërndarë më shumë “dëshirën” për të vrarë njerëz sesa t’ia marrin një valleje ekspresive midis asaj turme të uriturish.

Ishte fillimi i shtatorit, kur mania filloi të reduktohej ndjeshëm, duke i dhënë fund epidemisë 3-mujore. Megjithëse murtaja e vallëzimit në Strasburg, mund të tingëllojë si diçka e veçantë dhe e çuditshme, ajo nuk është e vetmja në llojin e saj. Incidente të tilla ndodhën në Zvicër, Gjermani, Hollandë dhe Madagaskar, megjithëse asnjëri nuk ishte aq i madh apo aq vdekjeprurës, sa ai i vitit 1518. Kush e dinte që edhe vallëzimi mund të shkaktonte një histeri kaq masive!

Pesë shekuj më vonë, kjo praktikë do të bëhej pjesë e interesave të njerëzve modernë, të cilët, do të organizonin takimet e muzikës elektronike. Kjo filloi në vitet 1980 dhe kërcimet zgjatën për ditë të tëra. Por edhe sot është nxitës ky mister, për të kuptuar mendjen njerëzore dhe fuqinë e pashpjegueshme që nxit njerëzit të përfshihen në vallëzim. /albertvataj

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Rregullat e infektimit” - matematika e epidemisë

“Nëse keni parë një pandemi … keni parë një pandemi”

A mbroheshin mjekët e murtajës?

Ç’fshihnin këto maska, sot kaq të çuditshme?!


Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!