Pandemia e krijuar nga koronavirusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën, duke infektuar të paktën 500 mijë persona në botë. Por ndër to, të paktën 123 mijë janë shëruar, pa futur në llogari me mijëra asimptomatikë që mund ta kenë kaluar sëmundjen pa e ndjerë dhe pa u regjistruar kurrë si një i sëmurë nga statistikat.
Por, pasi i kanë mbijetuar COVID-19, pyetja më e rëndësishme por edhe për gjithë opinionin publik është, a mund të na rikthehet për herë të dytë, ky makth?
Sipas ekspertëve të intervistuar nga New York Times, përgjigja është që koronavirusi nuk rikthehet, të paktën në një kohë të shkurtër. Sesa zgjat ky imunizim, mbetet gjithsesi për t’u parë.
Vrojtimet deri më tani kanë konfirmuar që pacientët e shëruar nuk kanë marrë një infeksion të dytë, por bëhet fjalë ende për një hark kohor tejet të shkurtër. Eskperimente mbi disa majmunë kanë treguar të njëjtën veçori, por nuk kanë përcaktuar sa ky imunizim mund të zgjasë.
Element i rëndësishëm në mbrojtjen nga viruset janë dy antikorpe, imunoglobulinat M dhe G.
Imunoglobulina M është ”roja” që kontrollon që viruset mos të hynë në organizmin tonë. Nërast pushtimi nga viruset, këto antikorpe zëvendësohen nga antikorpet G, që janë ”polici” që i neutralizon viruset, aty ku mundet. Procesi i shndërrimit nga M tek G zgjat rreth një javë, dhe impakti që këto të fundit kanë tek viruset mund të ndryshojë nga një person në tjetrin.
Gjithsesi, në qoftë se zyrtarizohet fakti që koronavirusi krijon imunizim tek personat e infektuar, kjo veçori mund t’ i japë një armë të fortë organeve shëndetësore.
Për shembull, personat e shëruara mund të viheshin në vijën e parë të ndihmës ndaj personave të sëmurë. Mjekët dhe infermierët e shëruar mund të punon qetësisht duke i dhënë frymë marrje kolegëve të tyre. Jetëgjatësia e këtij imunizimi mbetet për t’ u parë.
Studime mbi viruse të përafërta si SARS kanë treguar se imunizimi mund të zgjasë 8-10 vjet, dhe shpresohet që “kushëriri” i afërt i tij, që jo më kot quhet zyrtarisht SARS-2, të ketë veçori të ngjashme.