MENU
klinika

Makina përplaset me kamionin

Aksident fatal në Fushë-Krujë: Vdesin 3 të rinj

18.03.2020 - 21:16

Aksident fatal në Fushë-Krujë, 3 të rinj humbasin jetën pas përplasjes me një kamion.

Sipas informacioneve të para, një prej pasagjerëve që ndodhej në veturë është transportuar drejt Tiranës në gjendje të rëndë për jetën.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryqëzimin e Borizanës, ku katër të rinj nga Fushë-Kruja që udhëtonin me një makinë luksoze, tip “Audi” me targa “Audi AA 848 ZZ”, janë përplasur me një kamion me targa të Kosovës.

Dyshohet që shkak i aksidentit fatal të jetë bërë shpejtësia e madhe.

Kujtojmë se në këtë orar është i ndaluar qarkullimi i automjeteve, ku sipas urdhrit të qeverisë lejohen të lëvizin vetëm ata që kanë leje nga policia.

Njoftimi i policisë

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 18.03.2020, rreth orës 20:30, në autostradën Fushë Krujë-Laç, një mjet tip “Audi”, i ka rënë nga mbrapa një kamioni me targa kosove dhe për pasojë, kanë ndërruar jetë 3 shtetas që udhëtonin në mjetin Audi dhe një tjetër është dërguar në gjendje kritike për jetën në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.