MENU
klinika

"Do të luftojmë ekonominë informale "

Amnistia fiskale/ Ministrja Denaj: Do të nisë “viti zero”

04.03.2020 - 21:45

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj e ftuar në “News 24”, duke folur për amnistinë fiskale, një nismë e lancuar nga qeveria, deklaroi se ky projekt-ligj ka si synim që të lërë pas një plagë të madhe për shoqërinë shqiptare, mënjanimin e ekonomisë informale.

“Në fakt janë 7 lagje nga 2006 deri 2017 qe janë hedhur për biznesin që janë konsideruar si amnisti, por s’kanë qenë amnisti. Vetëm më 2011 ka pasur një përpjekje për të bërë amnisti dhe ka dështuar. Kjo amnisti nuk u bë, sepse nuk u shoqërua me amnisti penale. Kryeministri tha se do jetë një ligj jo i thjeshtë, por preku edhe nene të caktuara në Kodin Penal. Pra, e kemi rregulluar brenda ligjeve. Lidhet me objektiv për të nisur një vit zero për të lënë pas një plagë të madhe.  Më herët kanë synuar informalitetin, por jo evazionin.  Flasim për vit zero që të clirojmë Shqipërinë nga një plagë ekonomike dhe sociale”, tha Denaj.

Anila Denaj theksoi se shteti do të marrë një rol rregullator të ekonomisë me ligje që janë të njëllojta si në vendet e BE-së.

“Ne flasim për një ndryshim të rëndësishëm dhe për të bërë ligje sikundër në BE. Ne mendojmë se brenda shtatorit jemi gati që administrata jonë të bëjë shmë për këtë ligj. Ne do të luftojmë pastrimin e paraveKa elementë të administratës që nuk janë gati, por ne do të fillojmë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Unë nuk mund të them se që nesër mund të bëjmë një kontroll të imtësishëm, por do të bëjmë të pamundurën në vazhdim për të luftuar informalitetin”, deklaroi Denaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!