Alfabeti më i vjetër i shqipes është i njohur si Anonimi i Elbasanit. Ai përdoret në dokumentin më të vjetër biblik të fesë ortodoksë. Ka shumë mendime mbi autorësinë e këtij dorëshkrimi. Por pjesa më e madhe e studiuesve mendojnë se ajo është punë e Gregorit të Durrësit, i njohur ndryshe si Gregori i Voskopojës. Ai ishte një klerik ortodoks dhe u caktuar arkipeshkv i Durrësit në 1768 dhe vdiq para majit të 1772. Qendra e Kishës Ortodokse në atë periudhë ishte Manastiri i Shën Vladimirit ku mendohet se ka vdekur dhe Gregori.
Të dhënat e pakta që zotërohen nga historia e çojnë këtë figurë në kohën e lulëzimit të qytetit të Voskopojës. Një qytet që në shekullin XVIII do të arrinte në 500000 banorë. Pra jemi në periudhën e lulëzimit të saj. Qyteti u zhvillua shumë dhe gjatë kësaj kohe kemi ngritjen e Akademisë dhe të shtypshkronjës së Voskopojës.
Akademia e Voskopojës ishte një institucion teologjik ku mësohej greqishtja e vjetër, filozofia, matematika etj. Në këtë qytet ku do të shkëlqente kultura u krijuan dhe shumë personalitete shqiptare.Gregori i Durrësit ishte ithtar i shkollës ortodokse dhe do shkojë në Voskopojë në vitin 1730.
Por gjuhëtari Mahir Domi është i mendimit se Gregori shkoi në Voskopojë në kohën e krijimit të shtypshkronjës, pra më 1744. Në Voskopojë ai do bënte karrierë dhe do shtypë dhe disa libra të tij. Do të shkruajë librin “Jeta e Shën Nikodemas” më 1741. Më 1744 Gregori do të zgjidhet asistent i rektorit të Akademisë së re dhe do të botojë dy libra të tjerë.
Më pas do të emërohet arkipeshkv i Durrësit në 1768 dhe vdiq në 1772 pasi e vrau metropoliti Krisanth.Thuhet që Grigori mund të ketë vdekur në manastirin e Gjon Vladimirit.Gregori ishte një nga personat më të shkolluar të kohës dhe kishte një kulturë mahnitëse. Por dihet shumë pak për jetën e tij.
Disa të dhëna mbi jetën e këtij personaliteti do të përmenden dhe nga albanologu Elsie, i cili citon disa studiues të huaj. Në 1767 Zabiras do të shkruajë: “Gregori, Metropoliti i Durrësit që në vitin 1767 ka vënë nënshkrimin si pjesëmarrës i një Sinodhi në Konstantinopol mbi martesat, shkroi disa shënime mbi kohën që i botoi në fund të një ekspozeje mbi epistolarët e Koridhaleut në vitin 1768 në Hallë të Saksonisë19.”
Një informatë tjetër që përputhet me shënimet e Zabiras-it është një letër që shkencëtari grek Joaqim Martiniani (Iôakeim Martinianos) ia dërgonte kolegut të tij shqiptar Ilo Mitkë Qafëzezi (1889-1964). Në këtë letër shkruan: “Sidozot Kavalioti, po ashtu edhe akademikët e tjerë të Voskopojës, të cilët janë marrë edhe me gjuhën shqipe, kanë pasur për mësonjës ierodhaskalin Gregor, i cili pasi dha mësim lart nga 30 vjet në Voskopojë, u zgjodh Metropolit i Durrësit më 1748 [sic]. Ky pat lënë shumë lëndë shqipe të pabotuar në manastirin e Shën Jon Vlladimirit të Elbasanit 20…”.
Këto informata mjaftojnë për ta caktuar Gregorin si autor të dorëshkrimit Elbasan të Ungjijve. Megjithëse Dhimitër Shuteriqi ka dhënë versionin e një autori tjetër (Theodor Bogomilos dhe Papa Totasi). Duke qenë se puna shkencore e Shuteriqit kishte ndikim të madh në Shqipëri, këto dy emra hyn në historinë e shqiptare duke hyrë si fakte dhe jo si hipoteza.