MENU
klinika

"Bast i sigurt për investitorët"

Ari ka ‘imunitet’ ndaj koronavirusit

07.03.2020 - 18:06

Goldman Sachs tha se ndërsa shpërthimi i koronavirusit vazhdon të rëndojë tregjet globale, ari është një bast i sigurt për investitorët.

“Ndërsa shumë gjëra nga situata aktuale mbeten të paqarta, ka një gjë që nuk është: ari, i cili ndryshe nga njerëzit dhe ekonomitë tona është imun ndaj virusit,” tha kreu i studimit të mallrave globale Goldman Sachs, Jeff Currie.

“Si rezultat, ari ka tejkaluar asetet e tjera të strehimit të sigurt si Jeni japonez apo Franka Zvicerane, një prirje që ne shohim të vazhdojë për sa kohë që mbetet paqartësia rreth ndikimit të plotë të COVID-19”, shtoi ai. Ari është rritur me 5% këtë vit, duke tejkaluar S&P 500, e cila ka pasur 8% rënie.