MENU
klinika

Spahija: Nipit, personazhet e tij më të dashura

Artisti kosovar në izolim realizon muralin për fëmijë

30.03.2020 - 11:41

         Në këto ditë izolimi, kur mbarë bota po përballet me virusin Covid-19, mënyra më e mirë për të kaluar kohën mund të jetë arti. Muzika, piktura, librat apo filmat, janë vetëm disa nga mënyrat e të qenit të izoluar brenda katër mureve.             

Artisti nga Kosova, Asdren Spahija, ka vendosur që këto 13 ditë izolimi t’ia kushtojë nipit. Me artin e tij, në një nga muret e shtëpisë, ai ka vendosur të realizojë një mural me personazhet e preferuara të vogëlushit, raportojnë mediet kosovare.

Personazhet e përrallës së njohur “Borëbardha dhe shtatë xhuxhët”, në gërshetim me disa përralla nga “Disney”, si: “Bambi”, “Liza në botën e çudirave”, “Sirena e vogël”, “Piter Pan” e “Pinoku”, janë jetësuar në murin e shtëpisë së artistit, duke i dhënë kështu ambientit, një pamje plot jetë. Kjo, pa dyshim që do ta bëjë më të bukur botën e vogëlushit të mbyllur në shtëpi, bashkë me gjithë familjen.

“Në këto ditë të vështira të izolimit, po tentojmë që në shtëpinë tonë t’ia bëjmë nipit tim 2-vjeçar ambientin e shtëpisë, sa më tërheqës. Këtë mural i mbarova këto 13 ditët e fundit në izolim dhe pikturova personazhet e tij të preferuar”, – ka thënë Asdreni, për KultPlus.

Procesin e punës, nga fillimi deri në fund, Asdreni është përkujdesur ta publikojë në “YouTube”. Gjithashtu, punët e Asdrenit, mund t’i shihni në rrjetin e tij social “Instagram”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Liderët fetarë bëhen bashkë në Izrael

Lutje dhe mesazhe paqeje në këtë kohë të vështirë