MENU
klinika

Champions League

Atletico Madrid fantastik, Liverpool dorëzon titullin

11.03.2020 - 23:38

Liverpool-Atletico ishte një ndeshje për “kartolinë” e këtij edicioni të Champions League, të paktën deri në këtë fazë. Pas fitores 1-0 të spanjollëve në Madrid, takimi i kthimit ka përfunduar po 1-0. Është dashur shtesa, ku Atletico Madrid kualifikohet më tej pas fitores 2-3.

Ndeshja ishte shumë e luftuar, vendasit kanë dominuar gjatë gjithë kohës. Por golin e vetëm e shënoi Ëijnaldum në minutën e 43-të. Pa fund raste për Liverpool në pjesën e dytë, por nuk ia dolën dot të shënonin. Miqtë realizojnë në limite, por anulohet për jashtë loje dhe ndeshja shkon në shtesë.

Në shtesë, pas 4 minutave, Firmino ndëshkon Oblak në tentavivën e dytë, pasi gjuajtja e parë përfundoi në shtyllë. Por pas 3 minutash Llorente shënon golin e parë për Atleticon, pas një gabimi të portierit Adrian. Në limitet e shtesës së parë, është sërish Llorente që shtang Liverpool.

Në shtesën e dytë Liverpool hidhet i tëri në sulm, por Atletico mbrohet mirë dhe vonon sa të jetë e mundur. Në fund, do të vinte goditje fatale, kur Moratta shënon golin e tretë pas një kundërsulmi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN