MENU
klinika

Triptiku në ankand

Bacon paralajmëron rekord

09.03.2020 - 16:48

Shtëpia e ankandeve “Sotheby’s”, njofton daljen në shitje të një prej veprave kryesore të artit modern: “Triptik” nga Francis Bacon, të vitit 1981, vepër e frymëzuar nga “Oresteia” e Eskilit – një pikturë e madhe në vaj, që pritet të arrijë vlerën e 60 milionë dollarëve. Vepra do të dalë në shitje më 13 maj.

Gjatë njoftimit, përgjegjësi për artin modern pranë “Sotheby’s”, Alex Branczik, e ka quajtur Bacon-in “tragjikun e madh të kohës së tij”, duke theksuar aftësinë e artistit, për të mbërthyer subjektet deri aty sa “madhështia e përhershme e Greqisë antike, të arrijë në botëkuptimin e njeriut të shekullit XX”.

Bacon nuk ka studiuar art, por konsiderohet si një nga artistët më të mëdhenj britanikë të pasluftës. Dalja në ankand e triptikut është një tjetër moment me rëndësi në historinë e artit modern.

Për më shumë, vizitoni: www.konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Niveli më i ulët në dy vjet

Bien interesat e borxhit qeveritar