MENU
klinika

“Sakrifica mund të shkojë dëm”

Basha thirrje qeverisë: Rritje drastike të numrit të testimeve

31.03.2020 - 11:30

Në një dalje publike para mediave lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha i bëri thirrje autoriteteve të shëndetësisë që të bëjmë sa më shumë testime, në mënyrë të tillë që të evidentohen rastet me COVID-19, duke cuar kështu në frenimin e tij.

Ai theksoi se kjo luftë kundër pandemisë, do të rezultonte e dështuar nëse nuk do të bëheshin testime masive. Po ashtu Basha, në komunikimin e tij virtual me gazetarët, tha se numri i vdekjeve, është në përqindje të lartë në krahësim me shifrat totale të të prekurve.

“Ju falënderoj për punën. Për sakrificën tuaj. Falë sakrificës tuaj, falë masave të distancimit social, Shqipëria ia ka dalë që në këto 3 javë të mbajë në kontroll kurbën e infeksioneve të konfirmuara zyrtarisht. E cila është më e ulët se numri real i infeksioneve. Punën më të madhe dhe barrën e madhe, e kanë mbajtur qytetarët, ju. Ne si opozitës, PD, unë personalisht, kemi kërkuar nga autoritetet që masave kufizuese, t’i bashkëngjiten dhe masat lehtësuese. Në radhë të parë për ata që kanë qenë në kushte të vështira dhe para shpërthimit të epidemisë. Po ashtu dhe për sipërmarrjet, për biznesin e vogël, fermerët, dhe punëdhënësit, të cilët janë gjetur të papërgatitur. Para se të nisim me seancën e pyetjeve, dua të theksoj me force se mbetet urgjente, ndryshimi radikal i testimeve. Ndonëse numri i të infektuarve, është në shifra të menaxhueshme, përqindja e viktimave në raport me shifrat e konfirmuara mbetet e lartë. Pra për ekspertët numri i testimeve është i ulët. Dua të bëj thirrje për rritjen drastike të numrit të testimeve, tek personeli shëndetësor, shtetëror, te personeli i biznesit privat në kontakt me njerëzit. Nisjen e gjurmimeve, dhe izolimit, që të sjellim rezultate të vërteta. E gjithë kjo sakrificë do të shkojë dëm, pasi duhet të dimë se sa është numri i të infektuarve në të vërtetë. Transparencë për testimet dhe transparencë për të testuar.”, tha Basha.

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!