Bilanci i koronavirusit në Itali shkuar në 6.387 të infektuar, 622 të shëruar dhe 366 vdekje.
Alitalia ndërkohë ka njoftuar ndalimin e fluturimeve në Malpensa. Me 133 vdekje në një ditë të vetme, këto janë 24 orët më dramatike deri më tani për Italinë që bëhet e dyta në botë pas Kinës për dëmet tragjike të shkaktuara nga virusi.
Në grupmoshën e viktimave të koronavirusit, “nuk ka ndryshime të konsiderueshme, këta janë gjithmonë pacientë të moshuar”, thotë Silvio Brusaferro, president i Institutit të Lartë të Shëndetit në Itali. 60% janë mbi 80 vjeç, pothuajse të gjithë mbi 70, me praninë e më shumë sëmundjeve kronike, por që në krahasim me grupmoshën e tyre kanë një vdekshmëri më të ulët sesa të dhënat në dispozicion, thotë ai.
Numri i të vdekurve nga infeksioni i koronavirusit në Spanjë u rrit në 10 të dielën. Ministria e Shëndetësisë tha se edhe dy të tjerë kanë vdekur që nga e shtuna, duke e çuar numrin e të vdekurve në 10, ndërsa 441 persona janë të infektuar.
Numri i vdekjeve në të gjithë botën ka arritur në rreth 3.500, me mbi 100.000 raste të konfirmuara të infeksionit. Koronavirusi u shfaq dhe u përhap me shpejtësi në qytetin kinez Wuhan në fund të vitit të kaluar, me infeksione të konfirmuara në më shumë se 80 vende të botës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur nivel shumë të lartë të rrezikut global, kurse sëmundjen zyrtarish e ka emëruar COVID-19.