Thuajse gjithë bota veç disa vendeve të treta në Afrikë, Amerikën Qendrore apo Azi janë të ‘pushtuara’ tashmë nga koronavirusi.
Në gjithë botën tashmë 3 muaj nga lindje e koronavirusit numri i të prekurve ka shkuar në 334 mijë kurse i viktimave në 15 mijë. Por shifrat rriten me hapa galopantë në Europë dhe saktësisht në Itali, Gjermani, Britani, Francë dhe Spanjë. Por nuk mbetet mbrapa as SHBA.
Kina, Koreja e Jugut dhe Japonia duket se ja kanë hedhur me koronavirusin falë masave të rrepta dhe rigoroze kurse gjendje vijon problematike në Iran, edhe pse është një shtet diktatorial.
Sa i përket numrit të të prekurve Kina nuk e lë kryesimin e tabelës dhe pse është edhe vendi i origjinës me 81 mijë të infektuar, nga të cilët 72 mijë të shëruar, 3 mijë të vdekur dhe rreth 6 mijë pacientë në shërim e sipër.
Kurse Italia ka rekordin e zi sa i përket vdekjeve teksa sot kapi bilancin e 5476 viktimave dhe 59 mijë të prekurve. Numri i viktimave në Itali sot pati një trend rënieje por ai i të infektuarve pëson rritje.
Vendi i tretë është SHBA. Neë York është vatra e koronavirusit aty me rreth 15 mijë të infektuar nga 32 mijë që ka gjithë vendi. Megjithatë SHBA dallohet për numrin e pakët të viktimave, vetëm 414.
Spanja dhe Gjermania më pas janë shtetet që pasojnë tabelën. E para ka 28 mijë e 600 të prekur nga të cilët 2 mijë e 700 viktima. Gjermania nga ana tjëtër ka 25 mijë, por ajo që bie në sy tek vendi me më shumë shtretër spitalorë në botë është se ka vetëm 94 viktima por vetëm 266 të rekuperuar.
Po ashtu Franca me Britaninë janë në top 10-shen e vendeve më të prekura. Franca ka 16 mijë të prekur nga të cilët 674 viktima kurse Britania më pak, 5 mijë e 683 të prekur nga të cilët 281 viktima. Këto dy vende kanë hasur përplasje pasi si vende që kufizohen me njëri- tjetrin kanë marrë masa të ndryshme për përballimin e situatës.