MENU
klinika

Gjermania e prekur nga Covid-19

Bundesliga merr vendimin tjetër për sezonin

31.03.2020 - 15:52

Sipas të gjitha gjasave, në Europë topi nuk do të rrotullohet në asnjë prej kampionateve të futbollit. Koronavirusi është përhapur në të gjithë botën, teksa për shkak të kësaj është pezulluar edhe futbolli përkohësisht dhe në prill nuk pritet të zbresë ndonjë skuadër.

Një numër i madh të prekurish dhe viktimash janë regjistruar në Gjermani së fundmi dhe për këtë arsye është marrë vendimi për Bungelsigën. Drejtuesit kanë vendosur ta shtyjnë sërish rifillimin e kampionatit deri në 30 prill dhe në rast se situata nuk përmirësohet, atëherë data e fillimit do të shtyhet sërish.

Kjo është konfirmuar nga vetë faqja zyrtare, teksa tashmë në këtë situatë, është e vështirë të mendohet për futboll. Sipas drejtuesve, fundi i majit mund të jetë i duhuri për të nisur Bundesligën, gjithnjë nëse situata do të jetë përmirësuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN