MENU
klinika

"Korça, Zemra e Shqiptarisë"

Çelet ekspozita për Mësonjëtore e parë shqipe

07.03.2020 - 15:32

“Korça, Zemra e Shqiptarisë” është ekspozita që u çel këtë 7 mars në qytetin e Korçës me dokumente dhe fotografi mbi Mesonjetoren e pare shqipe gjate Rilindjes Kombetare. Drejtoria e përgjithshme e arkivës në bashkëpunim me bashkinë Korçë, zgjodhën këtë ditë për të realizuar ekspozitën që dëshmon përpjekjet për themelimin, hapjen e Mësonjëtores së parë shqipe dhe librat më të cilat mësohej në këtë shkollë.

Drejtori i Arkivës së Shtetit, Ardit Bida tha se në Arkiva ka ende dokumenta të tjera të ruajtura që tregojnë jo vetëm për Mësonjëtoren por edhe veprimtarinë e personaliteteve të cilët mundësuan çeljën e shkollës së parë shqipe.

Në këtë ekspozitë u pa nga afër edhe Leja e posaçme perandorake dhënë Nuçi Naçit, drejtor i Mësonjëtores, për çeljen e shkollës fillore në gjuhën shqipe e njohur si Mësonjëtorja e Korçës, Abetaren e Naum Veqilharxhit si dhe dorëshkrimet ku bën thirrje për mësimin e gjuhës shqipe.

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!