MENU
klinika

Veni. Vidi. Vici

Çezari-Triumfi-Shteti

15.03.2020 - 10:32

       Çezari – Gaius Julius Caesar lindi më 12 korrik 100 p.e.s. në Romë dhe ka vdekur me 15 mars te 44 p.e.s.. – ushtarak dhe burrë shteti i Perandorisë romake, u vra nga kundërshtarët e tij politikë./Konica.al

Jul Çezari ka hyrë në histori, si politikani dhe gjenerali brilant. Arritjet dhe ndikimi i tij ishin aq domethënëse, saqë në disa gjuhë ka fjalë që rrjedhin nga emri i tij si “sundues” – “kaiser” në Gjermani, apo “car’ në Rusi. Ai madje, kishte edhe muajin e tij “quintilis”, muaji kur Çezari lindi dhe u quajt Julius (July), korrik, në nder të tij.

Gjenerali më i famshëm i të gjitha kohërave, me moton e fushatës ushtarake “Veni, vidi, vici,”, “Erdha, pashë, fitova”, njihet në histori veç të tjerash, nga këto fakte:

Çezari nuk kishte prejardhje çezariane

Gaius Julius Caesar erdhi në jetë më 12 korrik të vitit 100 para Lindjes së Krishtit, por ndryshe nga besimi popullor, ai nuk kishte prejardhje çezariane. Në fakt nëna e Çezarit, Aurelia, jetoi deri në vitin 54 p.e.s gati gjysmë shekulli pas lindjes së djalit të tij. Sipas burimeve, origjina e emrit Çezar i atribuohet një prej paraardhësve të Çezarit. Origjina të tjera të emrit të tij janë sugjeruar.

U rrëmbye nga piratët

Në vitin 75 p.e.s, Çezari, atëherë në mesin e të 20-tave, i dërguar nga Roma drejt ishullit te Egjeut e Rodosit, një qendër e njohur e mësimit ku ai kishte planifikuar për të studiuar me Apollonius, një gojëtar grek, nxënës i të cilit kishte qenë edhe Ciceroni, i cili u bë një nga oratorët më të famshëm të Romës së lashtë. Megjithatë, përgjatë rrugës në Rodos, anija e Çezarit u rrëmbye nga piratët në brigjet jugperëndimore të Azisë së Vogël. Kur rrëmbyesit e tij kërkuan një çmim shpërblim për lirimin e tij, Çezari tha, se shifra ishte shumë e ulët dhe këmbënguli të kërkohej një shumë më e madhe. Përfundimisht, shifra më e lartë u ngrit dhe Çezari u lirua. Menjëherë pas kësaj, ai kërkoi hakmarrje ndaj ish-rrëmbyesve të tij, që më pas i kishte ekzekutuar.

Kishte një jetë dashurore të komplikuar

Çezari u martua me gruan e tij të parë, Kornelia, në vitin 84 p.e.s., kur ai ishte një adoleshent. Brenda disa viteve, një gjeneral i quajtur Lucius Cornelius Sulla u bë diktator i republikës romake dhe urdhëroi ekzekutimin e të gjithë atyre që konsideroheshin armiq të shtetit. Njerku i Çezarit, Lucius Cornelius Cinna kishte qenë një rival i Sulla-s. Si rezultat, Sulla urdhëroi Çezarin të divorcohej nga Kornelia, por Çezari refuzoi. Duke ditur se një kundërshtim i tillë mund t’i kushtonte atij jetën, Çezari u largua nga Roma. Gjatë kohës së tij në arrati, ai u sëmur me malarie dhe më pas u kap nga një prej njerëzve të Sulla-s, të cilët e detyruan Çezarin të paguante një ryshfet të madh, pothuajse të gjitha paratë e tij, në mënyrë që të mbetej i lirë. Përfundimisht, Sulla u bind që ta linte Çezarin të kthehej në Romë, ku ai u ribashkua me Cornelia. Çifti kishte një vajzë, Julia Caesaris, në vitin 76.

Kornelia vdiq në vitin 69 para Krishtit, dhe dy vite më vonë Cezari u martua me Pompéia, një nga mbesat e Sulla-s. Por pas disa ngjarjeve të ndodhura në marrëdhënien e tyre, Çezari vendosi të divorcohej nga Pompeia pasi kishte dyshime

Çezari u martua me gruan e tretë, Kalpurnia, në vitin 59, martesë që zgjati deri në vdekjen e tij. Gjithashtu, ai kishte dashnore të shumta, duke përfshirë edhe Kleopatrën, mbretëreshë egjiptiane, dhe një grua me emrin Servilia, djali i të cilës, Mark Bruti, mori pjesë në vrasjen e Çezarit.

Çezari pati një djalë me Kleopatrën

Në vitin 48 p.e.s Çezari shkoi në Egjipt, për të mposhtur një nga rivalët e tij, gjeneralin romak Pompei dhe ndërsa ishte atje u njoh me Kleopatrën, e cila ishte e përfshirë në një luftë civile me vëllain e saj më të vogël. Kur Kleopatrën e ndaluan të takonte Çezarin në pallatin e tij, ajo ishte futur fshehurazi në një qese lavanderie për ta takuar atë për herë të parë, sipas disa historianëve. Nga marrëdhënia e Cezarit dhe Kleopatrën, erdhi në jetë djali i tyre, Ptolemeun Çezar. Egjiptianët i referoheshin atij si Çezarioni, që do të thotë Çezari i vogël.

Pak kohë pas vrasjes së Çezarit, në vitin 44, vëllai i Kleopatrës, gjithashtu u vra. Edhe pse nuk u provua kurrë, ka dyshime se ishte vetë Kleopatra, që e helmoi të vëllain, në mënyrë që të bënte bashkë-sundues djalin e saj Çezarion. Ai u njoh si Ptolemeu XV.

Në vitin 31, ushtritë e Kleopatrës dhe të dashurit e saj Mark Antoni, u mundën në betejën e Aktium nga Oktaviani, nipi i madh i Çezarit, që ishte trashëgimtar i zgjedhur. Vitin që pasoi, të dy, Mark Antoni dhe Kleopatra, kryen vetëvrasje duke e lënë Çezarionin, sundues të vetëm të Egjiptit.

Çezari konsiderohet si themeluesi i vitit të brishtë

Përpara se Çezari të vinte në pushtet, romakët përdornin një sistem kalendarik të bazuar në ciklin hënor, që e diktonte vitin me 355 ditë. Sistemi ishte 10 ditë më i shkurtër se viti diellor, sasia e nevojshme e kohës që i duhet Tokës, për rrotullimin e plotë rreth diellit. Kalendari ishte shumë i paqartë, për disa. Ndaj, pasi u konsultua me astronomët më të mirë, Çezari caktoi një sistem të ri, kalendarin Julian, që hyri në fuqi në vitin 45, që do të kishte 365 ditë në vit. Duke qenë se kalendari duhet të ishte në përputhje me sistemin diellor, Çezari shtoi një ditë ekstra çdo katër vjet, që quhet viti i brishtë. Kalendari Julian ekzistoi deri në fund të shekullit të 16-të, pasi u zëvendësua nga një version më i modifikuar, kalendari Gregorian, që përdoret edhe sot.

( Nga gjuha latine , “Veni, vidi, vici” është shprehja që i atribuohet perandorit romak Jul Çezari, që e përdori këtë term për t’u mburrur në një farë mënyre, me triumfet e tij ushtarake. Sipas gojëdhënave, Çezari i tha këto tri fjalë, si një mesazh drejtuar Romës, për të lajmëruar fitoren e tij në betejën e Zelas.)

Disa thënie të Çezarit:

Frikacakët vdesin shumë herë, përpara se t’u vijë vdekja e vërtetë

Eksperienca është mësuesja e të gjithë gjërave

Është më mirë të krijosh, se sa të mësosh. Krijimi është esenca e jetës

Nëse duhet të shkelësh ligjin, bëje për të marrë pushtetin; në të gjitha rastet e tjera, zbatoje ligjin

Më mirë të jesh i pari i fshatit, sesa i dyti në Romë

Si rregull, njerëzit shqetësohen më shumë për atë që nuk munden ta shohin, se sa për atë që munden ta shohin

Burrat janë pothuaj gjithmonë të gatshëm të besojnë atë që dëshirojnë

E dashuroj emrin me nder, më shumë nga sa kam frikë vdekjen

Në luftë, ngjarjet me rëndësi, janë pasojë e shkaqeve të papërfillshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndalesa e radhës në histori

Këtu u vra Jul Çezari

Profil:Aleksandri i Madh

Unë nuk vjedh fitore!