MENU
klinika

Shpesh simptomat ngatërrohen

Ç’duhet të dini për COVID-19 nëse keni astmë?

24.03.2020 - 16:10

Nëse keni astmë, ju jeni ndër ata që rrezikojnë më shumë në pandeminë e koronavirusit dhe duhet të merrni masa paraprake, thotë Kolegji Amerikan i Alergjisë, Astmës dhe Imunologjisë (ACAAI).

Është  e rëndësishme të mbani astmën të kontrolluar mirë, kështu që vazhdoni ilaçet tuaja. Asnjë ilaç astmatik – përfshirë kortikosteroidet thithëse dhe biologjikët – nuk është treguar se rrisin rrezikun e marrjes së COVID-19, sipas ACAAI. Dhe, grupi shtoi se , nëse e merrni virusin, nuk ka asnjë informacion që medikamentet e astmës do ta bëjnë infeksionin më keq.

ACAAI rekomandon të kontaktoni alergologun nëse keni ndonjë pyetje, keni probleme në frymëmarrje ose simptomat tuaja të astmës bëhen më të rënda. Njerëz të tjerë në rrezik më të madh nga koronavirusi përfshijnë të moshuarit, dhe njerëzit me imunodefiçencë ose gjendje të tjera kronike që dobësojnë sistemin imunitar.

Tani për tani, ACAAI këshillon ata me astmë ose që mund të kenë imunodefiçencë që të vazhdojnë me trajtimet. Nebulizatorët duhet të përdoren dhe pastrohen siç duhet. Është  e rëndësishme që astma të mbetet e kontrolluar mirë. Deri më tani, 80% e rasteve të koronavirusit janë të butë dhe zgjasin për një kohë të kufizuar. Simptomat përfshijnë ethe, kollë dhe gulçim.

ACAAI po këshillon njerëzit që të ndjekin këto masa  për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve:

  1. Qëndroni të paktën 6 metra larg nga njerëzit që janë të sëmurë.
  2. Mos prekni sytë, hundën ose gojën.
  3. Lani duart shpesh me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda ose përdorni një dezinfektues dore që përmban të paktën 60% alkool.
  4. Përdorni peceta letre për të mbuluar kollën dhe teshtitjet, atëherë hidhni menjëherë ato .
  5. Pastroni/ dezinfektoni objektet dhe sipërfaqet që preken shpesh.
  6. Nëse jeni i sëmurë, qëndroni në shtëpi.
Çfarë ndodh në trupin tuaj kur e konsumoni

Rrahjet e zemrës nga kafja/ A duhet të shqetësoheni?

Përdorimi dhe efektet tek flokët dhe skalpi

Çfarë është shampoja e thatë