16.03.2020 - 11:47
Pandemia e koronavirusit vë në pikëpyetje Festivalin e Filmit në Kanë. Autoritetet kanë lajmëruar se ky event mund të anulohet, sipas faqes Screenrant. Megjithëse ende jo zyrtar, burimet pohojnë se është vetëm çështje kohe shpallja e njoftimit.
Festivali i njohur ndërkombëtar i filmit mbahet çdo vit në Kanë, Francë. Këtë vit, ishte parashikuar që festivali të mbahej nga data 14 deri më 20 maj (në rast se nuk anulohet).
Ndryshe nga shumë festivale tjera të rëndësishme, ai i Kanës është i rezervuar vetëm për industrinë e filmit dhe biletat nuk shiten për publikun e gjerë. Organizatorët i ndajnë biletat për regjisorët, producentët, aktorët, publicistët, shpërndarësit dhe gazetarët.
Për më shumë, vizitoni: www.konica.al
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Takimi i Këshillit të Ministrave për shëndetin
“Po bëjmë gjithçka për menaxhimin e COVID-19”
Tom Hanks dhe bashkëshortja me Koronavirus
“Jemi mirë, ndodhemi në izolim për të mos përhapur virusin”
Flet Laureati i Nobelit
“Korona po ngadalësohet”
Parashikimet e specialistit kinez