Epidemia e parë e murtajës e konfirmuar në histori, është ajo Justiniane, që zgjati nga 541-750 dhe zhduku rreth një çerek e gjysmë të popullsisë asokohe ose rreth 50 milionë njerëz. Përhapja e murtajës vazhdoi nga shekulli 15 deri në shekullin 19, me 100 shpërthime të reja epidemike në Evropë, duke shkaktuar rreth 200 milionë viktima.
Si gjithmonë në kohë krize, njerëzit iu drejtuan kishës dhe mjekëve
Për ironi, këto të fundit rritën ndjenjën e njerëzve për tmerrin, duke bredhur rrugëve me pallto të zeza të gjata dhe maska të frikshme me sqep të gjatë si të zogjve. Por, kishte një arsye (megjithëse e rreme) për këtë. Edhe pse e çuditshme, pothuajse çdo pjesë e maskës kishte një funksion.
Kjo maskë daton nga shekulli i 17-të dhe është dizajnuar nga Charles De Lorme, një mjek i oborrit mbretëror francez, i preferuari i familjes Medici.
Për t’u mbrojtur gjatë trajtimit të pacientëve me sëmundje ngjitëse, ai krijoi një kostumin me një pallto të gjatë deri në kyçin e këmbës dhe një maskë me sqep, doreza, një kapelë dhe çizme.
Venecianët vishen si “mjekë murtaje” për të festuar karnavalet e qytetit. Këtë vit, dy ditët e fundit të ngjarjes u anuluan për shkak të shqetësimeve në lidhje me koronavirusin.
Shkopi i drurit, gjithashtu përdorej shpesh për të inspektuar pacientin, pa e prekur. Çdo gjë ishte e mbuluar zakonisht me dyllë. Kostumet u përdorën për herë të parë në Paris dhe më vonë, në të gjithë Evropën.
Pse maskat kishin sqep si të shpendve?
Maska kishte syze qelqi dhe një sqep të rrumbullakosur si të zogut. Sqepi ishte i zbrazët brenda dhe në praktikë mbushej me substanca me erë të fortë – qelibar, balsam limoni, nenexhik, karafil, tinkturë opiumi… Qëllimi i maskës ishte mbrojtja nga ajri i ndotur dhe i rëndë, që ato kohë mendohej se ishte shkaktari i sëmundjes.
Era e rëndë që përhapej rreth të sëmurëve, gjithashtu si bartës i murtajës dhe mjekët besonin se këto barëra të forta aromatike mund të parandalonin.
Bimët që vendoseshin në sqepin e maskës kryenin funksionin e filtrës që, sikurse besonin ata, pastronte ajrin para se mjekët ta thithnin atë.
Si transmetohet murtaja?
Murtaja ose “vdekja e zezë” shkaktohet nga një bakter, që transmetohet nga parazitët e brejtësve te njerëzit. Gjithashtu, mund të përhapet përmes kontaktit fizik, si dhe teshtimës dhe kollitjes nga personat e infektuar.
Murtaja nuk transmetohej nga ajri, por mjekët e kohës nuk e dinin dhe në fakt, ishin të pakta mundësitë për të ndihmuar të sëmurët. Kjo është arsyeja pse, deri në ardhjen e antibiotikëve modernë dhe zbulimin e baktereve, murtaja ishte kaq vdekjeprurëse.