MENU
klinika

Nga Armend Muja

Ç’ka mund të mësojmë nga zhvillimet e fundit botërore?

13.03.2020 - 13:07

1. SHBA-Trump dhe realizimi parimor – në politiken e jashtme të SHBA është instaluar pikëpamja ‘Amerika e para’. Kjo nënkupton që rendi botëror duhet të rikthehet në anarkinë e konkurrences mes shteteve. Perqendrimi primar eshte forcimi i shteteve permes ushtrise dhe nacionalizmit ekonomik sepse rendi boteror shihet si placke dhe i pasigurte. Kjo logjike buron nga mendimi se shteti eshte entitet zaptues. Bashkepunimi mes shteteve eshte i bazuar ne interesave te perbashketa. Rreziqet ndaj rendit botëror burojnë nga dinakëria shtetëore e.g nukleare, terrorizmi etj. Kjo logjikë buron nga vitet e 80-ta dhe e trasuar nga byrokratët e politikës së jashtme duke u bazuar në librat e Hans Morgenthau, Keneth Waltz, Stephen Krasner.

Rendi neoliberal, akterët transnacional si NGO, organizatat ndërkombëtare dhe vlerat tjera si barazia gjinore, mbrojtja e mjedisit, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe tregtia e lirë zhvlerësohen si sekondare. Idetë mbi komunitetin e sigurisë, demokracia nuk lufton demokracine, shkëmbimet mes shteteve, ndërveprimi mes njerëzve dhe konstukte tjera sociale jo-shtetërore zhvendosen anash.

2. Gjeneza e mbështetjes për këto ide në SHBA buron nga efektet anësore të globalizimit, efektet e dëmshme anësore të ripërshtatjes ekonomike. Këto mendime kanë gjetur mbështetje në zonat tradicionale të republikanëve dhe grupet konzervative. Kjo sepse në SHBA, për dallim nga BE, nuk ekziston një shtet i mirëqenies për të siguruar humbësit e tregtisë së lirë, shteti është i kufizuar etj.

3. SHBA-Rusi – vitet në vazhdim do të jenë vite të përafrimit ndërmjet SHBA dhe Rusi. Kjo sepse realizmi parimor i Trumpt e minimizon frikën Ruse ndaj revolucioneve liberale me ngjyra. Kalorësit e demokracisë nëpër botë nuk do të rrezikojnë republikat në perimetrin e interesave Ruse, pushteti i Putin nuk rrezikohet nga revolucione te brendshme popullore si në Ukrainë etj.

4. Implikimet për Kosovën – parimet bazë mbi krijimin e shtetit të Kosovës si shkelja e të drejtave të njeriut, intervenimi humanitar, përgjegjësia për të mbrojtur nuk janë më relevante. Kjo e ekspozon Kosovën nga rreziku i arsyes për të qenë. Sipas kësaj logjike shqiptarët e Kosovës nuk kanë qenë më të persekutuar sesa Kurdet në Irak, Kurdët në Siri, Sunitet në Siri etj. Në pozitën negociuese të Kosovës nuk do të jetë relevant fjalori e.g masakra, shtypja etj. SHBA nuk do të ofroj mbështetjen e njejtë për njohjen dhe nuk do të lartësoj Kosovën si shembull i sukesit të ndërhyrjes ndërkombëtare. Kosova ekspozohet nga rreziku i tërheqjes së trupave të huaja sepse kontributi amerikan shihet si ‘shpenzim’. Në diskutimet me Ambasadën Amerikane në të ardhmen ata nuk do të insistojnë në mbrojtje të mjedisit, mbrojtje të drejtave të grave, mbrojtje të të drejatave të grupeve të margjinalizuara etj. Ata nuk do të jenë të vullnetshëm të dëgjojnë histori mbi vuajtjet.

5. Politika e Jashtme dhe e mbrojtjes – Kosova do të ballafaqohet me ankthin e braktisjes. Një pasiguri e ngjashme me atë që dominon në BE pas Samitit të NATO, duhet të bëj elitat politike të mendojnë edhe rreth pyetjeve ‘cka nëse’. Nëse ndarja e Kosovës është opcion, hapen projekte tjera alternative dhe rendi aktual kushtetues është jorelevant. Kosova duhet të udheheqet nga logjika e senzitivitetit të mbijetesës. Cka nëse NATO nuk është më mburojë? Kosova nuk mund të jetë e ndjeshme dhe e papërgatitur në ceshtje bazike për sigurinë kombëtare. Kjo luhatje në rendin botëror nënkupton që Kosova duhet të adoptoj dy drejtime në raport me botën: projektin e integrimit evropian (aleancën me Gjermaninë) por edhe projektin e siguracionit ndaj rreziqeve. Dikasterët e poitikës së jashtme duhet të plotësohen me ekspertë të mbrojtjes, ekspertë të Azisë, ekspertë të Amerikes Latine, ekspertë të ish-Bashkimit Sovjetik dhe ekspertë të Afrikës. Investimi në mbrojtje duhet trefishuar krahas shqyrtimit të opcioneve tjera të sigurisë.

6. BE në këtë konfiguracion nuk mund të ofroj garancione të mjaftueshme për përspektivën tonë afatgjatë politike dhe ekonomike. Në BE ekzistojnë shtete si Spanja dhe Qipro që insistojnë në mos-njohje edhe në rast se këtë e bën Serbia. Pa një reformë institucionale të BE-së Kosova nuk mund të hap negociatat për anëtarësim qoftë në BE apo NATO. Këto vende sikurse edhe Rusia, Kina dhe vende tjera multi-etnike janë të përqëndruara në dështimin e Kosovës. Kjo për të frikësuar lëvizjet tjera për shtet-krijim. Pa një mbrojtje solide nga SHBA Kosova do të jetë shumë e ndjeshme ndaj këtij presioni.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!