MENU
klinika

INSTAT/ Flasin shifrat

Çmimet e importit/ U rritën për të dytin tremujor radhazi

09.03.2020 - 14:12

Çmimet e produkteve të importit u rritën për të dytin tremujor radhazi. Të dhënat e INSTAT treguan se indeksi i çmimeve të importit u rrit me 1% në tremujorin e katërt të vitit 2019.

Nëse në tremujorin e tretë rritja erdhi kryesisht prej çmimeve të energjisë elektrike, për tremujorin e katërt çmimet e importit iu rikthyen rritjes si në industrinë nxjerrëse, ashtu edhe në atë përpunuese. Në dy degët, çmimet e importit u rritën me 1.1%.

Deri në mesin e vitit të kaluar, çmimet e importit ishin në rënie prej katër vitesh radhazi. Rënia e çmimeve të importit fillimisht ka ardhur si rrjedhojë e çmimeve të ulëta të lëndëve të para dhe kërkesës ende të brishtë në tregjet botërore. Megjithatë, në dy vitet e fundit kjo tendencë është theksuar edhe nga mbiçmimi i lekut në kursin e këmbimit valutor.

Ndryshimi i tendencës duke filluar nga mesi i vitit 2019 tregon se presionet inflacioniste nga jashtë mund të jenë në rritje të lehtë. Kjo përputhet edhe një lloj stabilizimi të kursit të këmbimit valutor, ku forcimi i lekut është frenuar. Inflacioni e nisi vitin 2020 me rritje, megjithatë ngelet larg objektivit të Bankës së Shqipërisë.

Sipas Institutit të Statistikave, për janarin rritja vjetore e çmimeve ishte 1.5%, në rritje nga niveli 1.1% i dhjetorit 2019. Sidoqoftë, inflacioni është pranë vlerave mesatare të vitit të kaluar, kur ishte rritur me 1.4%.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përqindja më e lartë në Evropë

90% e shqiptarëve pronarë të shtëpive!